• |
ide | kryesore

Mea culpa teatrale e Ramës: Nuk e vlerësuam si duhet këtë fazë, ndodh për herë të parë në Shqipëri

Lajme, Të fundit


Rama është duke zhvilluar në këto momente një video-interpelancë me banorët e Kukësit të cilët kundërshtojnë vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit. Ata pyesin a do të funksionojë aboneja dhe a do të japë para bashkisë Kukës koncesionari.

Rama fillimisht e nis me një mea cupla, duke u kërkuar ndjesë që nuk ka patur mjaftueshëm sqarime, por ai shprehet se kjo nuk është bërë për shkak të indiferencës, por sepse nuk e ka vlerësuar situatën si duhet.

Nuk ka qenë një mungesë komunikimi se kemi qenë indiferent ndaj problematikës dhe halleve të njerëzve, dhe as sepse nuk e lanë gjënë të shkonte në rrjedhje të lirë, por për një arsye, sepse nuk e vlerësuam si duhet këtë fazë dhe nga ana tjetër qysh nga fundi i shkurtit kemi filluar punën për një pikë të kontratës. Ka të bëjë më ata që e përdorin me një lëvizshmëri të lartë rrugën, jo ata që shkojnë një herë në vit. Kontrata parashikon 6 muaj për këtë pjesë. Ky nuk është justifikim, pasi kjo ndodh për herë të parë në Shqipëri. Kontrata parashikon 6 muaj si pas ndërkombëtareve dhe sipas eksperteve sepse kështu faktohen përdoruesit e shpeshtë, rrjedhimisht duke marrë askes në një sistem tjetër që nuk është sistemi i pagesës së përhershme. Jemi të qartë që kjo ka nevojë për një kohë dhe një shpjegim. 60 ditë kohë që ta bëjmë këtë sa më shpejt dhe sa më mirë. Nuk do ta çelim para 60 ditësh sistemin e pagesës sepse nuk duam të biem në kurthin e manipulimit që iu bë kësaj çështjeje dhe opinion publik…” – tha Rama.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *