• |
ide | kryesore

Arrest me burg në mungesë për Suel Çelën, doli nga Shqipëria një javë para vendimit

Lajme, Të fundit



Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur arrest me burg në mungesë për Suel Çelën, si njërin nga protagonistët për ngjarjen e 18 shtatorit 2017 në qytetin e Elbasanit. Ndaj Suel Çelës adresohet vepra e vrasjes së oficerëve të policisë të mbetur në tentativë, para tregut agro-ushqimor të këtij qyteti.

Por me gjithë këtë vendim të Krimeve të Rënda për përplasjen që shkaktoi furtunë në radhët e uniformave blu, arrestimi i Suel Çelës deri më tani ka dështuar. Masa e shpallur nga Krimet e Rënda evidenton qëndrimin e prokurorisë që përshkruan se dyshohet se mjetin Audi që goditi policinë e ka drejtuar Suel Çela. Suel Çela është djali i Petrit Çelës, që është gjithashtu pronari i tregut agro-ushqimor dhe që është pyetur me herët nga autoritetet.

Por pas incidentit dhe pamjeve filmike të bëra publike, megjithëse emri i Suel Çelës u përmend jo zyrtarisht, asnjë nga institucionet nuk e lakoi emrin e tij zyrtarisht. Pas ngjarjes ai qëndroi në kërkim policor për më shumë se një muaj. Ndërkohë që me dosjen e Elbasanit luhej ping-pong kompetencash herë në Tiranë e herë në Elbasan, policia e ka shoqëruar në muajin dhjetor Suel Çelën. Por atij ndërkohë rezulton t’i kishin përfunduar afatet e kërkimit policor. Në këto kushte ai është lënë i lirë.

Pas kësaj në referim të provave, gjykata ka shpallur masën e sigurisë arrest me burg. Por kjo masë është vendosur një javë pasi Suel Çela, siç rezulton nga sistemi TIMS, kishte dalë nga Shqipëria, i lirë dhe i patrazuar nga drejtësia.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *