• |
ide | kryesore

Pas BREX-it, dyfishohet numri i britanikëve që kërkojnë shtetësi të vendeve të BE-së

Planet



Numri i britanikëve që po bëhen shtetas të ndonjë shteti tjetër të Bashkimit Evropian është dyfishuar në vitin 2016.

Në vitin që britanikët votuan pro largimit nga Bashkimi Evropian, 6 555 prej tyre kanë kërkuar shtetësi në ndonjë shtet tjetër të bllokut, apo rreh 165 përqind më shumë se në vitin 2015.

Njoftimi u bë nga zyra e statistikave europiane, Eurostat.

Pjesa më e madhe e tyre kanë fituar shtetësi gjermane. Zyrtarët e Eurostat nuk kanë pranuar të komentojnë tredin.

Të dhënat e Eurostat kanë treguar për një trend në rritje të britanikëve që kërkojnë të fitojnë kombësinë e shteteve të tjera të BE-së në dekadën e fundit, mirëpo shifrat e vitit 2016 kanë qenë katër herë më të larta se ato më 2007.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *