• |
ide | kryesore

U proceduan penalisht për protestën e së enjtes, sa vite burg rrezikojnë Basha dhe Kryemadhi

Lajme, Të fundit


Policia e Shtetit ka nisur procedimin penal për të gjithë organizatorët e protestës së të enjtes ku për rreth tri orë u bllokuan katër akse kryesore kombëtare. Procedimi penal ka filluar për një numër protestuesish dhe organizatorësh që bllokuan autostradat me akuzën “Organizimi dhe pjesëmarrja në tubime dhe manifestime të paligjshme”.

Bëhet fjalë për 33 politikanë dhe 24 protestues. Sipas policisë ata kanë tubuar pa marrë leje përkatëse nga organet e rendit dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor, për rreth 2 orë mes të proceduarve janë kreu i PD-se Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe deputetë të opozitës.

Nëse akuzat vërtetohen, të proceduarit rrezikojnë dënime nga gjobë deri në 3 vite burg. Gjithashtu, u proceduan penalisht 4 shtetas për veprën penale “Ndotja e ajrit” pasi gjatë zhvillimit të tubimit kanë djegur në rrugë disa goma. U proceduan penalisht edhe disa persona për pjesëmarrje aktive ne tubim.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *