• |
ide | kryesore

Kriza në Siri, ministri i Jashtëm i Francës anulon vizitën në Shqipëri

Lajme, Të fundit


Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian ka anuluar vizitën e tij në Shqipëri dhe Slloveni, vizitë e parashikuar për sot e nesër. Sipas raportimeve në mediat ndërkombëtare, shkak për të këtë vendim është bërë situata në Siri, ku SHBA, Britania dhe Franca po bëhen gati për një sulm ushtarak. Lajmi i anulimit të vizitës së kryediplomatit francez në vendin tonë, u konfirmua nga ministri i Jashtëm i Sllovenisë dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë për STA News Agency. Ndërkohë që presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se tashmë është provuar që Bashar Al Assad ka përdorur armë kimike kundër popullatës civile.

©LAPSI.al 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *