• |
ide | kryesore

Moment i ndryshimeve pozitive, Mogherini flet përpara vizitës në Tiranë

Lajme, Të fundit


Shefja e Politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini ka folur përpara nisjes së vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor më 17 prill, ku do të ndalet edhe në Tiranë.

“Ballkani Perëndimor është Europë dhe do të jetë e ardhmja e Bashkimit Europian, për një Bashkim të fortë, të qëndrueshëm. Kjo është çështje e ndarjes së interseit dhe të përgjegjësisë së vendeve të këtij rajoni për të mirën e qytetarëve tanë. Ky është momenti për të sjellë ndryshime pozitive për të bërë përparim të pakthyeshëm dhe transformues drejt BE-së”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Mogherinit. Pas Tiranës, më 18 prill ajo do të vizitojë Shkupin.

©LAPSI.al 


1 Comment

  1. Per gjeopolitiken europa ben shume mire qe shqiperise ti hapen negociatat, sepse keshtu edhe europa eshte me afer dhe e kontrollon qeverine e mashtrimit. Po te jete per kete shtet, me keta ministra, e KM, qe per bemat e vjedhjet e tyre, e sidomos kanabizimi total i vendit, asnjehere nuk e meritojne, e nuk do ipranoje europa. Me pranimin e negociatave kufizohet edhe pushteti autoritaresk e oligark i ketij KM..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *