Kryeministri dhe kreu i PS-së Edi Rama duket se është i pakënaqur nga puna e deputetëve në terren dhe drejtuesve të degëve.
Mësohet se Rama është shfaqur i pakënaqur nga terreni dhe ka kërkuar të punohet më shumë me bazën.
“Të shpërndaheni nëpër zonat tuaja. Drejtuesit e degëve në rrethe të jenë të përkushtuar. Angazhimi në terren duhet të jetë maksimal. Të punojmë sikur zgjedhjet të jenë këtë qershor”, – mësohet të ketë thënë Rama.
Ndërkohë ka pasur edhe ‘tërheqje veshi’ pas seancës së kaluar me tensione dhe përjashtime në Kuvend, e cila është bërë pjesë e mbledhjes se grupit parlamentar. Rama mësohet t’i ketë kërkuar deputetëve të tij të ruajnë qetësinë.
“Nuk duhet t’i kundërpërgjigjemi provokimeve të opozitës”, – ka thënë Rama. Në diskutimet e grupit ka qenë edhe rendi i ditës për seancën e së enjtes dhe axhenda partiake dhe qeveritare.
Kujtojmë në seancën e kaluar deputetët e opozitës hodhën miell, vezë, letra e shishe në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe ministrave. I vetmi nga maxhoranca që u përgjigj ishte Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, i cili e pësoi me përjashtim 10 ditë nga Kuvendi ashtu si 6 deputetë të opozitës.
“Ta lëftojme imperializmin anglo-amerikan, te mos u pergjigjemi provokimeve jugosllave dhe te denojme shovinizmin kinez….”
I kemi degjuar edhe here te tjera keto o kumandar