• |
ide | kryesore

Dua Lipa për Teen Vogue: Kosova ka bërë shumë për mua

Paparazzi, Slider


Dua Lipa ka dhënë një intervistë të gjatë për “Teen Vogue”, e cila është e gjatë në trajtimin e aspektit personal të saj, më shumë se sa muzikor. Ajo flet për jetën private, karrierën dhe Kosovën, e bashkë me intervistën kemi rastin të shohim edhe pamje nga sesioni i fundit i saj fotografik pikërisht për këtë revistë.

Në hitin e saj të madh, “Neë Rules”, Dua Lipa ka disa këshilla konkrete se si të tejkalohet ndarja nga “ish-i”. Ndoshta e dini në zemër, por na përsëritet shpesh: “Një, mos i përgjigjni telefonit, ata po thërrasin sepse janë të dehur e të vetmuar. Dy, mos i lejoni të kthehen sërish – nuk dëshironi të merreni me dramën për t’i larguar sërish. Dhe tre, mos u bëni shok me ta – ne e dimë se ku përfundon kjo.

Me më shumë se një miliard klikime në YouTube dhe qindra miliona dëgjime tjera në Spotify, “New Rules” është një hit me mesazh që Dua e ka përçuar te shumë adhurues. Dhe, teksa flet për Teen Vogue, Dua flet për “rregullin e katërt të saj”, ndoshta më të saktin, por edhe më të vështirin për t’iu përkushtuar në kohën e tashme moderne.

“Është e qartë”, thotë ajo, “bllokoni ishin tuaj në rrjetet sociale”.

Dhe, teksa Dua e përmend faktin se ajo ishte “me fat” që lindi “në Britaninë me mundësi”, Prishtina megjithatë, ka pasur impakt tejet të madh në të. Kosova, që ka një popullsi prej 53 për qind nën moshën 25- vjeçare, më e reja në Evropë e që pikërisht kjo rini e ka inspiruar të.

“Ekzsiton një sens i njerëzve që duan ta përmirësojnë veten atje. Ka aq shumë talent dhe njerëz që duan mundësitë që të tjerët i kanë në skenën globale gjithandej në botë”, thotë ajo. “Ai vend ka bërë aq shumë për mua”.

Dua së fundmi lançoi këngën e saj me Calvin Harris, një këngë e inspiruar e zhanrit house e quajtur “One Kiss”.
Ajo thotë se në pesë vjet mund të jetë duke punuar albumin e tretë, ose vetëm albumin e saj të dytë.

“Do të doja të vazhdoj të bëj këtë dhe të vazhdoj të jem vërtet e sinqertë. Unë dua që të vazhdoj të mos kem frikë nga mendimet e mia”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *