Katër shqiptarë u vunë në pranga ditën e sotme nga policia greke, pasi u kapën me 112 kilogramë marijuanë nga disa agjentë të infiltuar të policisë greke.
Mësohet se shqiptarët e arrestuar, të moshave 36, 41, 44 dhe 65 vjeç, tentuan t’i shisnin drogë policëve të infiltruar.
Ata u kapën në Moustheni, Kavalla. Dyshohet se shqiptarët bëjnë pjesë në një grup kriminal të trafikut të drogës,
Pjesë e grupit kriminal janë edhe 4 shqiptarë të tjerë të moshës 25, 25, 29 dhe 34 vjeç, që ndodhen në burg, ku edhe iu komunikua akuza.
Sipas njoftimit të policisë, droga ishte e ndarë në 18 pako më peshë totale 111 kg 936 gramë. Në operacion u sekuestruan edhe 2 makina dhe 7 celularë.