• |
ide | kryesore

Veliaj “ngre në qiell” Ramën: Rikandidimi në pikëpyetje? Ne jemi “mish e thua”

Lajme, Të fundit



“Nuk besoj se ka pasur ndonjë kryetar bashkie që të ketë aq mbështetje dhe aq akses e suport sa kam unë tek Edi”.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e parqet “rozë” marrëdhenien e tij me kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë për Report TV në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Veliaj i hodhi poshtë lajmet për një “ftohje” mes të dyve duke i konsideruar “cic-mice” portalesh.

“Nëse nuk më rikandidon Rama? S’besoj se do ta kemi këtë sfidë. Sa është afër mishi me thoin, aq jam unë me Edi Ramën. Fati im që kryeministri ka qenë vetë kryetar bashkie. Kush ka brenga të tilla dhe shpreson se fitorja do t’u vijë nga këto thashetheme.

Kur e kam takuar për herë të fundit? Para një jave. Flasim për ditë. Unë nuk mbaj mend që të ketë njeri që të ketë patur më shumë në historinë e Shqipërisë. U them paçi fat atyre që besojnë te cic-micet e portaleve, sepse jeni rëndë” – tha Veliaj. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Mish e thua burre e grua jeni ju. Mire e the. A pika retorikes tende. Rama tallet tavolina e me ty e si tha goja asgje te mire ne publik per punet e tua, ti vazhdo dergoi mesazhe Lepirjeje. Qaje rikandidimin. Shih mos ja fut Rames nga ndonje drejtim tjeter se me mish e thua ske gje ne vije.

  2. ky person, pa frike mund te konsiderohet si hipokriti, i pafytyri me i madh qe ka patur ndonjehere shqiperia. Shqiptarja.com i censuron tani komentet kunder veliut.

  3. Ky dallaveri idiot qe po perphap LSI-ja se gjasme Erioni dhe Edi jane ndryshe, per te justifikuarr marrdheniet e ndryshme qe partia ka me keta te dy, eshte komplet pa lidhje.

    Erioni eshte zari i Edit, i bindur deri ne ekstrem ndaj Edit. Partine do ja fali Edi, kur te doje, e nuk do ja marre ndonjehere Eri. Keshtu qe aman na i kurseni keto lajmet kot me gjasme rivalitetin mes tyre te dy.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *