• |
ide | kryesore

VIDEO/ Denoncimi i Ora News: ERTV na vodhi punën tonë!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Emisiooni BOOM në Ora News ka bërë një akuzë të pazakontë. Sipas asaj që transmetoi në emisionin e së hënës ERTV dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Ogerta Manastirliu i kanë marrë një punë të bërë prej tyre. Bëhet fjalë për familjen e Besnik Sharkës në Lushnje.

Ministrja shkoi në shtëpinë e re të sapondërtuar duke bërë me këtë rast edhe reklamë për Edi Ramën, qeverinë dhe ndihmën e madhe që ajo po i jep shqiptarëve në nevojë.

Por emisioni Boom thotë se prej gati 3 muajsh, ndoqi dhe sensibilizoi opinionin për rastin e familjes Sharka, që jetonte në një gjendje të mjeruar. Shqiptarët reaguan dhe u sensibilizuan, duke dhënë ndihmën e tyre edhe në ndërtimin e shtëpisë që vizitoi ministrja.

“ERTV nuk ka bërë asgjë më shumë se sa ka vjedhur punën e tjetrit. Në këtë rast është vjedhur e puna së emisionit Boom dhe solidariteti i shqiptarëve. E gjitha kjo për të reklamuar qeverinë dhe asnjë punë të saj. Në të gjitha fjalët e saj, ministrja i fliste të zotit të shtëpisë dhe banorëve të tjerë për projektin “Shqipëria solidare”, për falënderime ndaj qeverisë dhe kryeministrit. Sic edhe kushdo e ka ndjekur, apo mund ta ndjekë, falënderimet e vërteta janë dhënë nga emisioni Boom, me emra konkretë dhe me kontribut konkret, ku hyn edhe financimi i shtëpisë, që s’ka lidhje fare me programet apo qeverisjes që thotë ministrja” – thotë emisioni në Ora News.

Vetë familjarët shprehen se bashkia nuk i ka ndihmuar kurrë derisa doli problemi në emisionin Boom. Madje as nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë Besnikun.

Ajo që bie në sy është ngjyra e shtëpisë që ishte bërë pink pasi fillimisht e kishin lyer blu.

“Z. Kryeministër, detyra jonë është të jemi përcjellës të problemeve të njerëzve, të vemë në lëvizje institucionet dhe në fund të gjejmë një zgjidhje. Në rastin e Besnikut, pa modesti kemi bërë një mrekulli, së bashku me shqiptarët. Minimumi duhej të na falënderonit. Vjedhjen e punës, duke ia deleguar meritën qeverisjes dhe programeve tuaja, po ua falim” – thotë Ora News.



4 Comments

  1. Perse shqetesoheni ju te BOOm-it qe ERTV ju ka vjedhur punen.Po ata ate dine te bejne vetem te vjedhin popullin e tyre,t’a mashtrojne dhe poshterojne cdo dite.

    1. Pink nuk eshte roz meso ngjyart te lutem
      Ps. Shkruaj ne google fjalen pink dhe pastaj kerko roz SHIKO DALLIMIN

  2. Ne saj te partise dhe te komandantit tone te droguar kemi arritur rezultate te kenaqshme ne sherbim te shtresave ne nevoje ,c’do gje qe ndertohet nga njerzit e popullit,c’do familje qe ndihmohet nga njerzit e ketij populli meritat i merr–Partia–sepse njerzit per partine punojne.ate here mos u ligeshtoni ,mos u deshperoni ju te –Ora–njwzit..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *