• |
ide | kryesore

Urimi i Michelle Obama për pjesëtarin e ri të familjes mbretërore

Paparazzi, Slider


Ish-Zonja e Parë e Amerikës, Michelle Obama është një prej personazheve më të dashur për publikun dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale. Ajo zgjodhi një mënyrë të veçantë për t`i uruar mirëseardhjen pjesëtarit më të ri të familjes mbretërore. Michelle e bëri urimin e saj nëpërmjet një postimi në Instagram, i cili i çuditi të gjithë.

Barack dhe unë jemi shumë të emocionuar të urojmë Dukën dhe Dukeshën e Cambridge për pjesëtarin e ri të familjes. Shpresojmë ta takojmë shumë shpejt për pizhama party-n e Kensington Palace. Unë do të vesh robdishanin tim!”, – ka shkruar Michelle në foton e postuar, e cila ishte shkrepur gjatë vizitës së fundit të çiftit presidencial në familjen mbretërore. Në foto duket bashkëshorti i saj me princ William dhe djalin e tij George, i cili ka veshur një robdishan. Fotoja e princit George me robdishan u bë virale në vitin 2016 dhe ndoshta nga kjo gjë u frymëzua Michelle për urimin.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *