• |
ide | kryesore

Dashamir Shehi kundër Bashës: Lideri që humbet zgjedhjet duhet të dorëhiqet

Lajme, Të fundit



Kritikëve të Lulzim Bashës që kërkojnë dorëheqjen e kryetarit kur humb zgjedhjet i shtohet edhe ai i aleatit të demokratëve, Dashamir Shehi. I dalë në zgjedhje deputet nga lista e Partisë Demokratike, Kreu i LZHK-së thotë se një përcaktim i tillë duhet të ishte reflektuar në ndryshimet e reja statutore, që pritet t’i kalojnë për votim Kuvendit Kombëtar.

“Kush humb zgjedhjet s’duhet të rrijë më. Duhet të kishte një gjë të shkruar, unë them po”.

Analizën për humbjen në zgjedhje e sheh të vonuar nga ana e Lulzim Bashës. Aleatit të tij në opozitë i rendit tre arsye që sipas tij çuan Partinë Demokratike në disfatën e 25 Qershorit.

“Do bërë analizë dhe ajo bëhet dy muaj pas humbjes se zgjedhjeve. Në analizën e marrëveshjes së 18 Majit ka qenë humbje e madhe që na dëmton sot e kësaj dite, e dyta mos përfshirja në nivelin e duhur në Reformën në Drejtësi, sikur ata janë të ndershëm, fituan terren mes ndërkombëtareve dhe e treta sa u bë tërheqja nga Reforma Administrative, ia dorëzuam të gjitha Ramës, fitoi zgjedhjet dhe me votat administron pushtet”.

Për ta rikthyer në një alternativë qeverisëse të djathtën, Lulzim Bashën e fton që të hapë partinë, të lejojë mendimin ndryshe dhe të shkohet drejt një fronti të madh.

“Formula e bashkimit është të pranojmë të ndryshmen. PD do hap fare për korrente të ndryshme politike, do heq gardhi fare. Ta bëjmë front nëse duam të rikthehemi forcë qeverisëse. Debati brenda vetes është i shëndetshëm. Do bërë që tani që në zgjedhje të jenë platformat që bashkojnë njerëzit. Kush ka frikë nga debati s’ka gjë në vijë. Për të hapur një faqe të re i takon Bashës të bëjë një hap të madh, të bëjë revolucionarin, të dali dhe tu thotë ju keni korrentin tuaj se kjo bashkon, kjo është mënyra për të bërë politikë. E ftoj Bashën të bëjë një parti europiane me mendime të ndryshme me korrente. Këtë i ftoj të bëjnë në kongres. A është i zoti ta beje këtë PD kjo e shpëton të djathtën kjo është lëvizje e madhe politike që thyen rregullat e sistemit, pjesa tjetër s’bën gjë”, tha Shehi për Klan.

Në të kundërt Shehi paralajmëron një skenar më të zymtë për Partinë Demokratike se ai i dalë nga zgjedhjet e 25 Qershorit.

“Nëse gjithkush do të mbajë karrigen e vetë, s’është çudi që në zgjedhjet e tjera kjo karrige të bëhet më e vogël”.



1 Comment

  1. Armik. Sorrosian. I shitur. Pijanec. Tradhetar. Nga keto do degjojm keto dit per shehin. Po nuk je me bashen behesh armiku i popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *