• |
ide | kryesore

Dy vajza të reja tentojnë vetëvrasjen

Lajme

Dy vajza të reja, njëra e mitur në Tiranë dhe tjetra vetëm 18 vjeç në Lezhë, kanë tentuar ti japin fund jetës duke pirë ilaçe.

Në rrugën “Ali Shefqeti”, në Tiranë mbrëmjen e djeshme, në banesë, 16-vjeçarja K.S., ka konsumuar medikamente.


Ajo u gjet nga familjarët në gjendje të rëndë, ku pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po dje, në fshatin Balldre të Lezhës, në banesë, është vetëhelmuar me mbidozë ilaçesh, 18-vjeçarja K.B.

Asaj ju dha ndihma e parë në spital nga mjekët, ku më tej u largua për në banesë pa probleme për jetën.

Lidhur me këto raste materialet iu referuan Prokurorisë, për vlerësim, njoftoi Policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu