• |
ide | kryesore

Familjarët e shqetësuar për shëndetin mendor të Paris Jackson (Video)

Paparazzi, Slider


Ajo njihet për karakterin e saj të drejtpërdrejtë, por sjellja e saj e radhës sapo tejkaloi limitet. Paris Jackson tërhoqi vëmendjen e medias para pak kohësh kur u zbulua se kishte nisur një marrëdhënie me modelen Cara Delevigne.

Tani gjatë një udhëtimi në Paris, ajo u ngjit në tarracën e një ndërtese të lartë dhe eci në skaj të saj duke rrezikuar disa herë, por kjo gjë nuk e ka shqetësuar aspak.

Familjarët e saj pasi panë video-n e postuar në ‘Instagram’ janë alarmuar, duke u frikësuar shumë për 20-vjeçaren, e cila në videon e publikuar shkroi: “Desh vdiqa”.

Burime pranë familjes kanë bërë me dije, se dyshojnë për shëndetin mendor të Paris, e cila është vajza e legjendës së muzikës, Michael Jackson.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *