• |
ide | kryesore

Rama sulmon opozitën: Balta e përditshme u transmetua në gjermanisht

Lajme, Të fundit



Sipas Edi Ramës, gjithçka që ka bërë opozita me njohjet e saj në arenën ndërkombëtare është formulimi i akuzave, të pabaza sipas kryeministrit, në gjuhë të huaj.

I sapoardhur nga vizita dy-ditore në Berlin, Rama deklaroi se është i keqardhur që në dëgjesën me Komisionin për çështjet e BE-së në Bundestagun gjerman, përpos progres-raportit nga Brukseli, çdo gjë tjetër që u tha ishte ‘balta’ e opozitës jo shqip, por në gjermanisht.

Për Ramën, opozita po bëhet pengesë që Shqipëria të shikohet për atë që është në këtë moment dhe jo për ato çka presupozon opozita.

“Konstatova me keqardhje në dëgjesën me komisionin e cështjeve evropiane që cka lidhej me cështje që s’janë pjesë e raportit të progresit ishte thjesht transmetimi gjermanisht i atyre që i dëgjojmë këtu shqip deri në bezdi dhe ky është roli që ka bërë sot opozita shqiptare, duke përcjellë dhe eksportuar pa u lodhur baltën e përditshme dhe duke e kthyer atë në një pengesë për të lejuar që Shqipëria të shikohet për atë që është në këtë moment.” – u shpreh Rama.

Kryeministri deklaroi se nuk ka diskutim që në qershor do të hapen negociatat për Shqipërinë, edhe pse çehrja e tij dhe frymëmarrja e rënduar më shumë se çdo gjë, binin ndesh me reagimet e përhershme entuziaste të njohura të Ramës kur merr një lajm të mirë nga arena ndërkombëtare.

“Qe ne do i hapim negociatat kjo eshte nje gje qe nuk ka diskutim, problemi eshte te mos kemi shtyrje ne kohe dhe zvarritje te humbasim ate moment fuqie dhe energjie qe ka dhene ky rekomandim” – u shpreh Edi Rama në konferencën për shtyp nga aeroporti “Nënë Tereza”.

©LAPSI.AL 



4 Comments

  1. envers,stalin,spiro kolekas,kristaq rames und mao LUU ce duns MÜLL rama qe me negjmijes MÜLL frrok,ndok,prenga,rosh und dosh erdhi ne pushtet.MÜLL TONE je o basrard stalini.

  2. Merkeli te pa o skizofren qe te ishin fryre -vrimat -e hundes nga –niseshteja-qe te ishin bere si furrat e gerqeles si do hapte negociatat me ty ,mos e di teveqele ti -Kancelaren-ti o rrjedhur ..?

  3. Merkeli te pa o skizofren qe te ishin fryre -vrimat -e hundes nga –niseshteja-qe te ishin bere si furrat e gerqeles si do hapte negociatat me ty ,mos e di teveqele -Kancelaren-ti o rrjedhur ..?

  4. ORE””” ky butak duhet vizituar e ti behet kartela ne prezence te europes per ato qe thote, e per ato qe do te beje, por qe s;di te beje. E paska marre vesht e degjuar ato qe opozita ia thote ketu atje ne GJERMANI, por sepse jane te verteta, dhe e verteta maskarenjeve nuk u pelqen asnjehere.Por mos te harrojme se shtetet e europes kane ambasadore qe raportojne per punet e shtetit ku jane emeruar, por nuk jane ambasadore qe jane blere me kanabis ate korruptuar, keshtu qe fajin mos e kerko tek opozita, por tek rruga e jote pushtetare qe ka shkelur cdo rregull te ekonomise, e politikave demokratikeper zbatimin ligjor demokratik tete drejtave te njeriut. Eurpa te ka njohur tashme nuk ke moral politik qe te drejtosh kete popull qe e ke mashtruar, vjedhur, roberuar. Si gjel qe hiqesh,,,,,VETEM PLEHU TE KA MBETUR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *