• |
ide | kryesore

Porti i Sarandës jepet me qira për 20 vjet…për vetëm 1 euro

Lajme, Të fundit


Qeveria ka vendosur të japë me qira një pjesë të Portit të Sarandës. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në mungesë të kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhej për një vizitë zyrtare në Gjermani.

Sipas vendimit në fjalë, Qeveria ka vendosur të japë me qira për 20 vitet e ardhshme, një pjesë të ambienteve të Portit të Limjonit.

Bëhet fjalë më konkretisht për ish-bazën ushtarake detare të portit, një sipërfaqe të përgjithshme prej 5 370 m2, nga të cilat 90 m2 janë sipërfaqe objekt dhe 5 280 m2 janë sipërfaqe funksionale.

Këshilli i Ministrave ka ngarkuar Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Portin Detar, sh.a. Sarandë për zbatimin e këtij vendimi, i cili do të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.


3 Comments

  1. Kujt do ja japin me qera portin ushtarak dhe me çfarë kushtesh. Është bërë ndonjë studim, është bërë ndonjë tender?
    Këta janë në garë tia kalojnë hajdutëve me çizme të kohës Sali+Like

  2. Lajm si gjithmone idiot nga permbajtja pa hyre ne gabimet e drejtshkrimit qe ne titullin e tij.
    E lexova dhe nuk pasqyron asnje dokument ku eshte mbeshtetur dhe ku eshte gjetur shifra 1 Euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *