• |
ide | kryesore

Zbulohen shoqëruesit e Meghan Mrkle dhe Price Harry

Paparazzi, Slider


Princi Harry ka zbuluar më në fund se kush do të jetë njeriu që do të shoqëroj në dasmën e tij me Meghan Markle. Harry ka zgjedhur vëllain e tij, Prince William për të pasur nderin të qëndrojë pranë. Sigurisht që të gjithë prisnin atë, por tani është zyrtare me një deklaratë nga Kensington Palace, “Princi Harry ka kërkuar që Princi William i Kembrixhit të jetë njeriu që do të shoqëroj në dasmën me znj. Meghan Markle.”

Megjithëse, roli i personit shoqërues zakonisht nuk ekziston në dasma mbretërore britanike, Princi William zgjodhi Princ Harry-n për këtë, kur ai u martua me Kate Middleton në vitin 2011 dhe pritej që Harry do të bënte të njëjtën gjë.
Edhe Princi William ka sqaruar se do të jetë afër vëllait të tij sa herë të jetë e nevojshme. “Marrëdhënia jonë është më afër sesa ka qenë për shkak të situatës me të cilën kemi kaluar. Humbja e nënës sonë në një moshë të re, na ndihmon të udhëtojmë së bashku me atë kujtim dhe mungesë të vështirë. Kur në familje kalohen gjërat së bashku, bëhesh më i fortë dhe i përballon situatat më mirë, duke u bërë kështu më i afërt me vëllain tënd. Kjo është gjëja kryesore për të qenë një vëlla apo bashkëshort i mirë, ndodh ndonjëherë që dikush të jetë më mirë, e tjetri keq, por ajo që ka rëndësi është se përkrahni gjithmonë njeri-tjetrin.”
Në dasmën mbretërore në vitin 2011, Kate e shkeli për herë të parë zakonin e familjes mbretërore për të pasur
Një shoqëruese në dasmën e saj me Princin William, ajo zgjodhi pikërisht motrën e saj Pippa Middleton. Princi William zgjodhi vëllain e tij, ndaj edhe Meghan Markle duhet të ketë dikë patjetër, por kush do jetë vallë?
Ndërkohë që identiteti i shoqërueses së nderit të Markle-it mbetet i fshehtë, disa emra që janë konsideruar si më pranë kësaj zgjedhje kanë pushtuar mediat britanike këto kohë.
Meghan do të zgjedhë “një nga miqtë e saj më të ngushtë që ka qëndruar pranë saj për shumë vite përpara se të takohej me Harry.
Shumë po spekulojnë se Markle do të emërojë miken e saj më të mirë, Jessica Mulroney. Të dyja besohet të jenë takuar në vitin 2011, rreth kohës që Markle u zhvendos në Toronto, për të marrë pjesë në disa sfilata. Që atëherë ato kanë qenë shumë të lidhura me njera-tyjetrën dhe gjithashtu, mikja e saj dhe bashkëshorti i saj kanë qenë të vetmit persona të cilët I ndihmuan për të ruajtur fshehtësinë e lidhjes së tyre. Edhe në pregatitjet e dasmës ajo po e ndihmon shumë Meghan, madje dhe zgjedhjen e fustanit e bërë së bashku.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *