• |
ide | kryesore

Dorëheqje në rast humbjeje? Çfarë i sugjeron Berisha, Bashës

Lajme, Të fundit


Ish-kryeministri Sali Berisha në intervistën e tij në News 24, në emisionin “Kjo javë” ka folur për dorëheqjen e Lulzim Bashës. Pyetjes nëse Basha duhet të jepte dorëheqjen apo jo, Berisha tha se akti i tij në 2013-ën vendosi një standard.

“Në dijeninë time nuk di ndonjë parti të qendrës së djathtë të ketë dorëheqjen në statut. Dorëheqja lidhet me dy gjëra, kur ndodhë ndonjë skandal ose humbasin zgjedhjet. Nuk ka kushtetutë apo statut që thotë se “kryetari jep dorëheqjen kur ndodh humbja e zgjedhjeve”. Nuk e quaj të gabuar kërkesën për dorëheqje. Nëse ajo shtrohet, them se i jep një shkatërrim fatal partisë sepse ka rotacione të shpeshta. Dorëheqja është e drejtë e individit”, – tha Berisha. ©LAPSI.al


8 Comments

  1. As mish as peshk . Nese doreheqjet do ishin me te shpeshta ne do ishim ne nje nivel mireqenie shume me lart se sot.

  2. Berishes, mos ia qani hallin, as NOKU, as FRROKU, e as MACOKU,,,sepse uaka thene ne shesh te burrave; Mua ja tek me keni, kerkoni ne cfaredo veprimi ,apo mendimesh qe hidhen poqese jane te verteta ja ku jam, une nuk iki….. AI gabime ka bere, e biles shume, por qe si kjo qeveri e si ky mafiozi qe eshte ne krye te qeverise me shpuren e tije, s;ka bere vaki gjate 27 vjeteve, qe populli te jete ne kete fare derexheje. Mafia , vjedhjet, krimi, droga, sot jane ne nivele te rekordit. Jetesa ka rene ne kerkesen a kam nje cape buke,.E nese cmohet nje qeveri, ajo shihet tek jetesa e popullit,ne mallrat e konsumit, e ne cdo gjejetikeme shumice. prandaj, nuk eshte koha e sulmeve ndaj opozites, e mban, se mban ato pune drejtesia e kerkuar me te drejte kur te behet do te coi cdo gje ne vendin e vet. Emergjence eshte largimi i qelbesirave, e koke krisurit KM.

  3. Kelyshi i vdekurpo na meson gjallesen.Ky I paemer eshte vete helmi qe hedh ne portal. Krijese e dale nga qelbesirat. Duket, shihet, e mba ere kerme rilindase. si veterber e saj mundohet te ngjallet me farmakun e shpirtitqe ka. Do plase ndonje dite,, por qe do na helmojne me shume kete milet, andaj onjerez ruajuni nga ky I paemer.

  4. Është jashtë çdo llogjike kjo zhurmë mediatike që i fryn artificialisht debatit të dorheqjes së liderit të opozitës, se duke qenë në opozitë, nuk arriti ti fitojë zgjedhjet.
    Është afër normales, që moralisht, një lider partiak duke qenë në pushtet, pasi ka humbur zgjedhjet, të japë dorheqjen, apo që gjatë ushtrimit të pushtetit, opozita , opinioni publik e mediat ti kërkojnë dorheqjen duke e motivuar me shembuj konkretë të shkeljeve ligjore, apo për pa aftësi qeverisje.
    Në qendër të vëmendjes publike e mediave në një vend demokratik, duhet të jetë ai që ka pushtetin e abuzon me te e jo ai që është në opozite.
    I numërohen një kryeministri që me të gjitha manierat ka bërë ç’është e mundur që të mbajë një pushtet të pamerituar, duke shkatëruar çdo pamvarësi të institucioneve të shtetit, dhe komunikon me publikun me një gjuhë agresive e kërcënuese deri me një fjalor banal të rrugës, e si temë dite në media, qenka a duhet apo jo të japë dorheqjen lideri i opozitës.
    E degjova Ramën që me paturpësi të shfrytëzojë këtë marrëzi shqiptare e të përserisë edhe ai se “. Shqipëria nuk ka opozitë”. E thënë troç kjo se derisa ju sulmoni liderin e opozitës apo opozitën se nuk ështëe aftë të “qeverisë” opozitën, ç’kërkoni nga unë ?
    Gjithë kjo zhurmë e dorheqjes se Bashës në fakt nuk lindi me humbjen e fundit të zgjedhjeve të opozitës.
    Janë po këta “kuadro” të PD që dhanë dorheqjen sëbashku me z.Berisha kur PD ishte në pushtet e humbi zgjedhjet, që i filluan sulmet kundër Bashs sapo ai u zgjodh si lider i ri i PD.
    Basha nuk është se erdhi në vitin 2013 nga Hollanda apo Amerika (si Selami), e papritmas na u bë shef i PD.
    Ai ka qenë ministër i suksesshëm i qeverisë Berisha, në tre dikastere.
    Nëse ky grupi i të pakënaqurve karrieristë të PD, kanë mendimin se ai është i pa aftë apo me cilësi negative, përse nuk i kërkuan kryeministrit Berisha që ta shkarkonte ate si ministër të jashtëm, të mbrendshëm apo transporti gjatë kohës që kishte këto detyra në qeveri ? Jo vetëm që nuk ka pasur nga këta asnjë kritikë ndaj Bashës në qeverisje, por publikisht është vlerësuar ai si një ministër i ri i aftë që shquhej nga të tjerët.
    Asnjerit prej këtyre të pakënaqurve, nuk ju a mbante që të mateshin në zgjedhje me “pashain” e Tiranës, që qëndroi 11 vjet si kryetar i bashkisë, e duke pasur oligarkët e mediave të kryeqytetit si bastionin e tij më të fuqishëm, i fitonte zgjedhjet me të gjithë kundërshtarët politikë.
    Ishte Basha që më së fundi e vuri poshtë Edi Ramën me një fushatë krejtë ndryshe elektorale, pa buje e pa qëndrime arrogante e me një qytetari të mirëfilltë europerëndimore.
    Nëse analizohet me ndershmëri e me fakte, nuk ka sepse të jepte dorheqjen edhe z.Berisha si kryeministër ndonëse humbi zgjedhjet duke qenë në pushtet.
    Përse injorohet faktori i dyshimtë Meta ?
    Përse injorohet fakti që Rama doli me një fushatë mashtruese premtimesh elektorale që nuk i mbajti asnjë ditë të vetme ?
    Opozita me lider Bashën, ka denoncuar pandërprerë, pikërisht mashtrimet elektorale e mosmbajtjen e premtimeve të Ramës e veçanërisht ka demaskuar me vendosmëri kriminalizimin e legjislativit e ekzekutivit shqiptar prej tij, apo skandalin e madh të kanabizimit të gjithë Shqipërisë.
    Në tre muaj që Basha udhëhoqi opozitën me Çadrën e protestës,
    Nuk e realizoi dot Basha e opozita kërkesën për largimin e Ramës nga pushteti si një kërkese maksimale.
    Por ama arriti më të mundshmen nën presionin ndërkombëtar.
    E detyroi Ramën që një muaj para zgjedhjeve, të përgjysmojë “qeverinë e tij të suksesëshme” e në qeveri të viheshin ministra të përzgjedhur nga opozita.
    Ata që e kishin sulmuar Bashën me motive jo parimore por me xhelozira karrieriste, u bënë dyfish më agresivë ndaj tij, kur ai i detyruar nga ndërkombtarët, bëri një marëveshje me Ramën.
    Asnjeri prej tyre nuk ishte në gjendje të jepte publikisht një alternative tjetër të tyren, se çfarë do të bënin nëse do të ishin në vend të Bashës.
    Vazhdohet të abuzohet duke përmendur “fitoren plebishitare” të së ashtuquajturës Rilindje të Ramës.
    Shifrat janë kokëforta e tregojnë se gjithë këtë pushtet të madh “mazhoritar”, Rama e mori vetëm me rreth 25% të votave të elektoratit. Shtoi kësaj “fitoreje” edhe dhjetra mijëra shqiptarë të emigruar, qindra mijra shqiptarë të çoroditur nga disa ish krerë të PD që më shumë se të bënin opozitë me PS, bënë opozitë me PD duke i nxjerrë ata nga pjesmarja në zgjedhje, shtoi miliardat e eurove të trafikut të drogës e blerjen e votave, shtoi edhe mbshtetjen tepër të dyshimtë që pati Rama nga ambasadorët e BE e të SHBA.
    Duke bërë këtë pasqyrë të realitetit të zgjedhjeve të fundit, për çfarë “fitore” të PS bëhet fjalë e çfarë humbje të PD e përse duheshka të japë dorheqjen lideri i opozitës , z. Basha ?
    A mos zgjedhjet PD do ti fitonte në këto kushte po të kishte lider kjo parti aktorin “gjeneral” të 97-tës Arben Imamit apo gazetarët anemikë Bregu e Patozi e më tej shkrimtarin majtist Blushi ?
    Injorohet edhe një fakt tjetër që ndikoi në zgjedhjet e fundit.
    Ka deklaruar publikisht kryetarja aktuale e LSI, znj. Kryemadhi, sot në opozitë, se partia e saj ndikoi në ato zgjedhje me pavendosmërinë e saj e mëdyshjen majtas djathtas apo pro e kundër Ramës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *