• |
ide | kryesore

Kamëz, kapet i kërkuari për drogë, në pranga edhe miku që i la banesën

Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës mëngjesin e sotëm, një qe ishte ne kërkim i dënuar për droge dhe tjetri qe i la ne përdorim banesën, duke e ndihmuar te fshihej.

Njëri prej tyre ishte shpallur në kërkim për veprën penale prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, për të cilën Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 5 vite burg .

Ndërkohë janë sekuestruar 891.4 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, krehër pistolete me 6 fishekë model 56 dhe 4 aparate celularë.

Gjithashtu arrestohet nga policia dhe shtetasi i cili i kishte lënë në përdorim banesën, ku gjatë kontrollit të ushtruar u gjet lëndë narkotike.

Të arrestuarit:

– Hajri Mamica, 34 vjeç, banues në Kamëz..

– Françesko Rrapushi, 26 vjeç, banues në Kamëz.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *