• |
ide | kryesore

Kim Kardashian: “Si po e përballon Khloe tradhëtinë”

Paparazzi, Slider


Ka mjaftuar një intervistë në studion e të famshmes Ellen DeGeneres, dhe Kim Kardashian ka prodhuar jo pak lajme gjatë transmetimit të këtij emisioni. Në morinë e pyetjeve interesante dhe atyre me natyrë ngacmuese, nuk mund të mungonte ajo më e rëndësishme e për të cilën po flasin të gjithë këto kohë…Tradhtia e papritur e Tristian Thompson, partnerit të motrës së saj Khloe, e cila u bë mami vetëm pak ditë më parë.

Kështu, Kim është shprehur pa doreza dhe e drejtpërdrejtë në qëndrimin e saj, duke thënë se e gjithë kjo situatë është shumë e papritur dhe e papranueshme. “Ajo është duke bërë më të mirën. Ju e dini që ajo është një femër e fortë. Por, kjo vërtet është një situatë e vështirë që na ka prekur të gjithëve”, ka thënë ajo në studion e Ellen Show. Ndërsa, kjo e fundit e ka ngacmuar sërish me opinionin e saj duke i thënë Kim se: “Mendoj se të gjithë jeni zemërthyer për të. Vetëm disa ditë përpara se të lindte, Khloe pa të shoqin në një video duke e tradhtuar me dy femra të tjera. Është kaq e papritur…”, tha ylli DeGeneres.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *