• |
ide | kryesore

A do të ekstradojë Shqipëria gylenistët? Flet Edi Rama…

Lajme, Të fundit


Kryeministri Edi Rama është i bindur se ai që tentoi të rrëzojë pushtetin e Erdogan në Turqi ishte rrjeti i klerikut Fejtulla Gylen. Por si gjendet Shqipëria përballë kërkesës së vazhdueshme të Turqisë për të ekstraduar persona të lidhur me këtë rrjet. Në intervistën për gazetaren Ilva Tare në Ora News, Rama tha se grushti i shtetit në Turqi u organizua nga një rrjet shumë i fuqishëm.

“Di të them që ai rrjet që organizoi tentativën për përmbysje me dhunë, përmes armëve të një qeverie të zgjedhur me votë nga populli në Turqi është një rrjet i rrezikshëm. Kur vjen puna te Shqipëria, ne sigurisht që njerëz dhe individë që janë të lidhur me atë rrjet ne i mbajmë nën vëmendje.

A do t’i ekstradojmë nëse na kërkohet? Nuk flas me nëse. Ato që ndodhën në Turqi nuk mendoj se duhet të kalohen lehtë.

Ai ishte një rrjet shumë i rrezikshëm që ai arriti të penetrojë në instancat më të lartë të shtetit turk. Ne nuk do ta lejonim asnjëherë cenimin e sigurisë sonë” – tha Rama.

I pyetur nëse Erdogan i ka kërkuar largimin e kreut të Komunitetit Musliman Shqiptar, Rama nuk e pohoi, por as e mohoi atë.

“Komiteti Musliman Shqiptar është i pavarur nga qeveria dhe nuk ndërhyj asnjëherë në punët e brendshme të saj. Ndjekim me vëmendje çdo informacion dhe çdo individ që mund të bëhet kërcenim për sigurinë tonë. Kaq” – tha Rama. ©LAPSI.al


3 Comments

  1. Qe ta kuptoni mire dhe ju “gazetaret”. Ekstradimi vendoset vetem nga gjykatat. Qe te mos ekstradoje e ka ne dore ministri i Drejtesise. Jane gjera bazike qe duhet t’i dije dhe me analfabeti, sic jeni dhe ju.

  2. Qr ta kuptoni mire dhe ju “gazetaret”. Kjo eshte fytura e vertet e Rames ketij Erdoganisti, qe po e shet shqiperine tek Turku

  3. Palloi dhjaks s’po bon vec po shet kaptinen e vet, kaq.
    E ka zone ene erdogan vllau aty ku s’tregohet, pa le tjeter, hohoho, koha e sharlatanizmave te Gafilit me shallvare si te fanatikve islamike mbaroi… e,
    Narcisi I zhym der ne fyt
    Osht’ tu u sill rreth hunit
    -vetembledh konopin e vet….
    Ej fyll-Sharlatani delirant
    (mahnitsi i Parisit, Berlinit… Brrakes),
    diteziu punezi,
    KAZONI mbi zjerm po valon,
    S’ka bir kurve e ‘Daulle ‘ Shejtoni qe t’bon dermon
    (kur i hypen kalit sharlatance
    ne kohen e gabume
    shkon si kove pusi)
    (Hijene qe
    vune bast me
    historine & vdekjen (tone),
    na u bofsh kurbon!!!!,
    tha).
    Ej, Dhjaks arrogant,
    shko pyt vampire xhuglinin si ja bote ajo e sh.enver….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *