• |
ide | kryesore

Cili është qyteti më i varfër në Shqipëri? Shënoi rënie në 3 vitet e fundit

Lajme, Të fundit
varferi-1200x630.jpg



Qarku më i varfër i vendit është i destinuar të varfërohet edhe më tej pasi statistikat zyrtare tregojnë se, ekonomia e tij është futur në një trend rënës.

Sipas të dhënave të INSTAT ekonomia e qarkut verior në 2016 shënoi rënie me 0.6%, për të tretin vit radhazi. Rënia me fortë ishte në vitin 2014 me rreth -14.5 % si pasojë e largimit masiv e popullatës për azil ekonomik kryesisht në Francë e Gjermani, fenomen që vazhdoi edhe për vitin 2015. Dibra, Kukësi dhe Berati janë qarqe të cilat kanë një balancë të thellë negative të migracionit të brendshëm duke pësuar flukse shumë më të larta dalëse sesa hyrëse të popullsisë.

Qarku Kukës ka peshën më të ulët të numrit të njësive lokale në vend me vetëm 1,5 %. Ky qark ka numrin më të ulët të të punësuarve në vend me 1,4 %, megjithëse gjatë vitit 2016 ky tregues shënoi përqindjen më të lartë të rritjes së punësimit me 26,0 %, krahasuar me vitin 2015. Të ardhurat për frymë në qarkun e Kukësit janë 35,7 % më të ulta se mesatarja e vendit me vetëm 319 mijë lekë për frymë.

Për shkak të varfërisë së lartë mosha mesatare vdekjeve në këtë qark është lartë, duke u klasifikuar kështu në qarkun me moshën mesatare më të ulët të vdekjeve 70,7 vjeç. Familjet në qarkun e Kukësit harxhojnë më pak në bare  me vetëm 0,6 % të totalit të shpenzimeve. Gjithashtu ato kanë shpenzimet më të ulta për veshje ne rang vendi, me vetëm 2,3% të totalit.

Bujqësia në qarkun e Kukësit zë 41 për qind të ekonomisë, por rajoni ka prodhimin më të ulët të perimeve, mishit dhe vezëve në vend. Varfëria në këtë qark pritet të thellohet edhe më shumë nëse një rinis aplikimi i tarifës së koncesionit në rrugën e Kombit. Tarifa do të rrisë koston e tregtisë të qarkut me pjesën tjetër vendit dhe do të ndikojë në lëvizjen e lirë të njerëzve, pasi nuk ka një tjetër alternative lëvizje pa pagesë./ Monitor



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *