• |
ide | kryesore

Era Istrefi: “Ky ishte fillimi i suksesit tim”

Paparazzi, Slider
Era-Istrefi.png


Këngëtarja shqiptare Era Istrefi me hitin e saj “Bonbon” arriti të marrë më shumë se 500 milionë klikime dhe ka siguruar koncerte në shumë vende të botës, së fundmi në Dubai.

Pas një koncerti që zhvilloi atje, ajo ka dhënë intervistë për “Khaleejtimes” ku ka folur për suksesin, inspirimin dhe albumin e saj. Ajo ka treguar se këtë verë do të lançojë dy këngë të reja.

“Më ka shokuar, sepse nuk kisha qëllim që “Bonbon” të bëhej ndërkombëtarisht e njohur, isha e njohur vetëm te shqiptarët dhe isha duke lëshuar një këngë tjetër, reagimi ishte aq i shpejtë dhe i madh sa që nuk mund ta besoja se çfarë po ndodhte, por ishte kënaqësi, që mund të them se ishte momenti më i mirë në jetë”.

Në intervistë, Era ka treguar se Rihanna mbetet inspirimi i saj, ndërsa ka treguar se është duke punuar në albumin e parë. Nuk ka dhënë datë të lançimit të albumit.

Era zbuloi se aktori i preferuar i saj është Al Pacino, ushqimi i preferuar orizi, Rihanna ishte këngëtarja më e dashur, ndërsa për sport s’preferon asnjë skuadër sepse nuk shikon fare. Dubai ishte vendi i saj i preferuar për pushime, ndërsa libri i fundit që ka lexuar është “The Woman’s Handbook”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *