• |
ide | kryesore

Vetingu/ Shkarkohet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj

Lajme, Të fundit


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj. Vendimi u mor pasi KPK-ja shqyrtoi prej një jave dokumentacionin e paraqitur nga Xhoxhaj për të argumentuar pasurinë e deklaruar.

Gjatë shqyrtimit të dosjes së anëtares së Kushtetueses, KPK-ja konstatoi mospërputhje në deklarim të burimin e parave, vendime në konflikt interesi, mbajtjen e një sasie të madhe cash, mungesë të ardhurash për blerjen e një apartamenti 109 m2 në vitin 2005 si dhe probleme me një truall në Gjirin e Lalzit.

Sipas hetimit administrativ te KPK, gjyqtarja e Kushtetueses ka një apartament të blere në vitin 2005 60 mije euro 109 metra katrore. Ka një truall në Gjirin e Lalzit që e ka blerë 400 mijë lekë dhe mbi të një shtëpi që e ka blerë 5 mln lekë. Ndërkohë që kursimet e bashkëjetuesit rezultojnë 61 mijë dollarë dhe 15 mijë euro.

Sipas KPJ, apartamenti 101 m katrore ne Tirane ka mospërputhje per burimin e parave, ka mungese te ardhurash sipas analizes per blerjen e apartament. Sa i perket apartamentit te Gjiri i Lalzit 2+1 plus verande ka gjithashtu probleme. Sa i përket truallit te Gjiri i Lalzit rezulton se ka marre 100 metra katrore me shume se cfare i takon. edhe sa u perket kursimeve te bashkëjetuesit, nuk justifikohen.

Sa i perket aftesive profesionale ka patur probeleme me disa vendime te dhena jashte afateve kohore dhe zgjaten e procedimeve.

KPK thote se ka patur nje konflikt interesi ne vitin 2001, ku sipas denoncimit te nje shtetasi me inicialet C.C. babai i gjyqtares ka qene trup gjykuese ne Gjykaten e Apelit Tirane dhe Xhoxhaj ka qene relatore e ceshtjes kur ka shkuar ne Kushtetuese.

Nderkohe avokatja e Xhoxhajt kerkoi rikonfirmim ne detyre te klientes se saj. Ajo thekson se “levizjet jashte te bashkejetuesit dhe vete Xhoxhajt kane qene ne funksion te detyres”. Sipas avokates, bashkejetuesi i Xhoxhajt ka levizur per hskak te detyres qe ben ne OSBE.

“Apartamentin ne Tirane e ka blere bashkejetuesi me parate e tij, por te regjistrimi eshte bere ne emer te te dyve, meqe bashke kane dy femije”- tha avokatja ne pergjigje te konstatimeve te KPK.

Po sipas saj, apartamenti te Gjiri i Lalzit eshte regjistruar ne bashkepronesi, pasi eshte eshte blere me kontribut te perbashket. “Eshte blere pas 16 vjetesh pune te subjektit. Xhoxhaj ka qene anetare e KLD, pedagoge, dhe gjyqtare. Dhe keto justifikojne kontributin per apartamentin”- tha avokatja.

Per truallin 221 metra katrore, sipas avoktares, subjekti ka bere procedurat ligjore sipas asaj qe i ka kerkuar ALUIZNI. “Eshte trualli nen apartament qe perfshin hyrje dhe oborr”-tha ajo.

Altina Xhoxhaj është anëtarja e katërt e Gjykatës Kushtetuese që përballet me procesin e vetingut pas Besnik Imerajt, Fatos Lulos dhe Vitore Tushës. Imeraj dha dorëheqjen nga sistemi gjyqësor, por u referua nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit në Prokurori; Fatos Lulo u shkarkua nga detyra, ndërsa Vitore Tusha është e vetmja e rikonfirmuar deri më tani në detyrë.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *