• |
ide | kryesore

Zbulohen detaje të reja lidhur me vetëvrasjen e Aviciit

Paparazzi, Slider


Hipoteza e vetëvrasjes për vdekjen e Dj Avicii, e ndodhur në 20 prill në Oman, merr gjithnjë e më shumë vend.
Ylli i muzikës elektronike, i ka dhënë fund jetës duke u dëmtuar me copa xhami.
Është kjo ajo që shkruan ‘TMZ’, ku thuhet se ka përdorur copa qelqi nga një shishe për të prerë pulsin e dorës dhe qafës, gjë që ka sjellë gjakderdhje vdekjeprurëse.
Pak ditë më parë nëpërmjet një komunikate, familja deklaroi se, “Nuk mund të vazhdonte më. Donte të gjente paqen”
Nga ana e saj policia përjashtoi pistën e vrasjes. Duket se Dj, kishte thyer një shishe vere dhe me copat e xhamit ishte çarë, duke shkaktuar hemorragji të cilat i morën jetën.
28-vjeçari, u gjet i vdekur në 20 prill, në shtetin e Oman. Prej kohësh ka pasur probleme me alkoolin, ndërsa mik të tij thonë se është pikërisht kjo varësi ajo që e çoi në fundin fatal.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *