• |
ide | kryesore

Berisha: Kushtetuesja u asgjësua, Vetingu u përdor për narkoshtetin

Lajme, Të fundit



Ish kryeministri Sali Berisha beson se vetingu u përdor nga Edi Rama për të shkatërruar Gjykatën Kushtetuese dhe për të vendosur narkoshtetin. “Akt makabër” e quajti Berisha eleminimin e institucioneve kushtetuese dhe shpalljen sipas tij të Ramës si kryegjykatës dhe kryeprokuror i Shqipërisë.

 

“Ky është një puç i vërtet antikushtetues, vepër makabre kriminale e Edvin Kristaq Ramës, i cili pasi u bë kryegjykatës dhe kryeprokuror i Shqipërisë përdori vetingun për të rrëzuar institucionin e fundit kushtetues që nuk varej prej tij.

Sot në Shqipëri, i gjithë pushteti ekzekutiv, gjyqësor dhe legjislativ, njëlloj si në ditët më të zeza të diktaturës është në duart e një kryekrimineli që nuk njeh norma, kufij apo standarde për pushtetin e tij personal.

Përdorimi i vetingut, në sy të mbarë shqiptarëve dhe botës, jo për të reformuar pushtetin gjyqësor por për të eliminuar institucionet kushtetuese është një akt makabër për vendosjen e plotë të narkoshtetit në Shqipëri” shkruan Berisha.

Por ish kryeministri nuk përmend në statusin e tij se për kë nga gjykatësit e kushtetueses të gjetur me pasuri të pajustifikuar, vendosi gabim Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Të gjithë gjykatësit dhe prokurorët që janë larguar nga detyra, janë gjetur me pasuri që nuk e justifikojnë dot me të ardhurat që kanë.


3 Comments

  1. O sale po edhe per kete do genjesh. Po te gjith e dim se ne dore te kujt eshte vetingu. Po atyre nuk ke byth tu thuash gje. Tani i bie samarit qe te degjoj gomari. Saleee bertit ulerit sa te duash nuk te degjon me njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *