• |
ide | kryesore

Anketa: Grekët na shohin si armiq, Shqipëria e dyta pas Turqisë

Lajme, Të fundit



Opinioni publik grek shfaqet intensivisht i trazuar dhe në mëdyshje për sa i përket zhvillimeve të fundit në lidhje me Turqinë, të cilën e e konsideron një fqinj armik, por një pjesë e konsiderueshme e tij shfaq thuajse të njëjtin mendim edhe për fqinjët e tjerë të Greqisë

Në një sondazh të publikuar nga gazeta “Ethnos” e së dielës, 87% e grekëve cilësojnë Turqinë armikun numrin 1 të vendit dhe 63% shprehin frikën për mundësinë e një incidenti të “nxehtë” mes dy shteteve.

Të pyetur nëse konsiderojnë shtet armik dikë prej fqinjëve, përveç Turqisë për të cilën thonë “po” shumica dërrmuese, pozitivisht i janë përgjigjur pyetjes për Shqipërinë, 47% e të intervistuarve dhe 45% për ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, ndërsa një pakicë e vogël prej 10% ndan të njëjtin mendim për Bullgarinë.

Ndaj pyetjes se sa gjasa ka të kërcënohet integriteti territorial nga fqinjët, për Shqipërinë janë përgjigjur “po” vetëm 27% dhe 63% “jo”. Në të njëjtat përqindje thuajse janë përgjigjet edhe për ish-Republikën Jugosllave, ndërsa kur vjen fjala për Turqinë 78% e grekeve ndjehen të kërcënuar nga fqinji lindor.

Sipas sondazhit nëse këto vende do të integrohen në BE, 56% e grekëve beson se do përmirësohet qëndrimi i Shqipërisë ndaj Greqisë dhe po ashtu edhe i Maqedonisë, ndërsa për Turqinë më shumë se 64% mendojnë se kjo nuk do të ndodhë.

Gjithashtu shtatë ndër dhjetë grekë mendojnë se diplomacia duhet të jetë mjeti kryesor i ushtrimit të politikës së jashtme, ndërkohë që 82% vleresojnë se bashkëpunimi mes vendeve ballkanike do të përmirësojë nivelin e jetesës në rajon.



4 Comments

  1. Greket per ca gjera i ka zene haka e shqiptareve. Eshte politika shume shoviniste, se njerezit jane me paqesore. Greqise kurre si ka ardhur e keqja nga shqiptaret. Jemi fqinj dhe duhet te shkojme. Mgjse dhe ne perendim vendet fqinje kane probleme me njeri tjetrin. Shqiptaret kane te ftohte ndaj ceshtjeve nderkombtare. Jane me pak patriot, per rrjedhoje me pak ekstremiste. Ato ndodhi qe greket i bejne ngjarje ne raport me shqiptaret, per ne skane asnje vlere. Nje shtet qe nuk njeh te drejten e prones te nje komuniteti te tere si ai cam. E drejte nderkombetare.

  2. Po pse u dashka qe ne te rrespektojme te drejtat e grekerveedhe( minoritetit) qe eshte e drejte nderkombetare, por per shqiptaret e pronat etyre ne greqi nje edrejte e tille per qeveritaret, e geket vete s;duan as te degjojne zerin. Mos eshte pak ledhatuar e shperblyer pak si teper kjo qeveri, apo shteti grek ne kurriz te shqiptareve? Po,, dhe biles shume,, dhe kjo ka influencuar ne inferioritetin e shtetit,e popullit tone para korofillakeve.Geket ne drejtim te historise kane sabotuar e shtremberuar historine e etnikeve shqiptare ne tokat qe na kane pervetesuar, e kane bere edhe me perkrahjen e disa qeverive te medha dikur. KJo nuk do te thote qe ato toka, ato shtepi ne ato vendete mos i njihen atyre qe kane qene ne shekuj historikisht, ejo si vete greket, si nomade qe kane pushtuar tokat e CAMERVE shqiptare me dhune e krime,. e sot as qe dua tiadine, por na urrejne edhe pse na kane vjedhur e vrare. Per kete mbajne pergjegjesi ata qe na copetuan, e qe akoma po na lene ne balten e tradhetareve.

  3. Po pse u dashka qe ne te rrespektojme te drejtat e grekerveedhe( minoritetit) qe eshte e drejte nderkombetare, por per shqiptaret e pronat etyre ne greqi nje edrejte e tille per qeveritaret, e geket vete s;duan as te degjojne zerin. Mos eshte pak ledhatuar e shperblyer pak si teper kjo qeveri, apo shteti grek ne kurriz te shqiptareve? Po,, dhe biles shume,, dhe kjo ka influencuar ne inferioritetin e shtetit,e popullit tone para korofillakeve.Geket ne drejtim te historise kane sabotuar e shtremberuar historine e etnikeve shqiptare ne tokat qe na kane pervetesuar, e kane bere edhe me perkrahjen e disa qeverive te medha dikur. KJo nuk do te thote qe ato toka, ato shtepi ne ato vendete mos i njihen atyre qe kane qene ne shekuj historikisht, ejo si vete greket, si nomade qe kane pushtuar tokat e CAMERVE shqiptare me dhune e krime,. e sot as qe dua tiadine, por na urrejne edhe pse na kane vjedhur e vrare. Per kete mbajne pergjegjesi ata qe na copetuan, e qe akoma po na lene ne balten e tradhetareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *