• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta djali i shkrimtares shqiptare, dedikimi i saj për të (FOTO)

F1, Paparazzi, Slider


Një lajm i trishtë ka ardhur nga shkrimtarja e njohur Flutura Açka e cila përmes një postimi në faqen e saj në Facebook ka treguar se ka humbur djalin e saj 18-vjeç. Jerin van den Brink vuante nga një sëmundje e rrallë e cila fatkeqësisht i mori jetën në një moshë shumë të re.

Mesazhi i plotë i Flutura Açka

Miqtë e mi,
Mbrëmë, në një orë të vonë të natës, u nda nga jeta Biri im i vetëm, Jerin van den Brink, në të tetëmbëdhjetat e tij, prej një sëmundjeje shumë të rrallë, nga e cila vuajti kohët e fundit. Nuk është e lehtë për një nënë ta lyejë bojën me të zezë për të tillë lajm, as ta pranoj humbjen e qenies më të dashur që pata, dhe kam, mbi këtë dhé. Me drojën se nuk do të mësohem kurrë me mungesën e tij, uroj të dëgjoj vetëm lajme të mira prej jush. Sipas dëshirës së Jerinit, ceremonia e lamtumirës do të mbahet me një rreth të ngushtë familjar e shoqëror në Utrecht të Holandës, ku im Bir jetonte prej disa vitesh, pas një fëmijërie të gjatë në Shqipëri. Për miqtë e mi në Shqipëri, do të jem në Atdhe përgjatë muajit qershor.


2 Comments

  1. Ngushellime,zonje e nderuar,zoti ju dhente force,ta perblloni kete humbje kaq te rende.Marr pjese ne hidherimin tuaj.U prehte ne paqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *