• |
ide | kryesore

Skandali i Gulf; Kompania ndërkombëtare: Faji i partnerit shqiptar

Lajme, Të fundit



Kompania ndërkombëtare e tregtimit të karburanteve Gulf Oil, ka hequr përgjegjësinë nga vetja për skemën e mashtrimit në Shqipëri, duke ja lënë fajin tërësisht partnerit shqiptar Sun Petroleum. Zëvendëspresidenti i grupit Gulf, Frank Rutten deklaroi se kompania ka përfunduar marrëdhënien me partnerin shqiptar Sun Petroleum, për shkak se kjo e fundit nuk i ka paguar tarifën e licencimit.

“Kjo është një situatë për të ardhur keq. Por duhet të kuptohet që Sun Petroleum është një kompani e pavarur, të cilës ne i kishim dhënë licencën për të tregtuar karburant nën markën Gulf ashtu sic kemi bërë me shumë kompani të tjera nëpër botë”, deklaron Frank Rutten, Zv/President i Gulf Oil International.

Sipas Rutten, e gjitha skema e mashtrimit me kuponat e parapaguar që ju shitën konsumatorëve shqiptar është bërë pa dijeninë dhe pa miratimin e Gulf nga partneri shqiptar Sun Petroleum.

“Sun Petroleum ka shitur një numër të konsiderueshëm kuponash të parapaguar, të cilët tani konsumatorët nuk mund t’i konvertojnë në karburant. Ky është një veprim i cili nuk ka marrë asnjë autorizim paraprak nga Gulf”, thotë Frank Rutten.

Prokuroria e Tiranë ka vënë nën hetim partnerin shqiptar të Gulf, kompaninë sun petroleum për mashtrim të qëllimshëm me shitjen e kuponave. Organi i akuzës ka shpallur në kërkim menaxherin shqiptar të Gulf, Alban Alikon, administratorin Irakli Svanidze dhe menaxherin e shitjeve për Tiranën.

Sipas prokurorisë, pasi shiti kupona të parapaguar tek qytetarët sun petroleum mbylli aktivitetin duke mos u dhënë atyre mundësi që të merrnin karburanit për të cilin kishibn paguar. Dëmi ndaj qytetarëve llogaritet në 1.5 milionë euro, ndërkohë që sun petroleum ka dhe 3.5 milionë euro të tjera detyrime ndaj shtetit dhe kompanive furnitore.

Top Channel



2 Comments

  1. Eshte nje skeme e paster piramidale. Eshte e njejte me skemen e ARMOS. Deri diku dhe ALPET vjeter. Vjen nga mosreagimi i intitucioneve shteterrore. Pronaret e keture skemave jane te njejtet te lidhur me kryeministrin dhe kete te gjithe e dine. Ndaj nuk reagojne institucionet si Tatimet Doganat Policia ISHTI etj etj. Bejne evazion ne dhjetera miliona euro dhe nuk ju hyn gjemb ne kembe. Nje shites dyqani lagjeje nese shet pa kupon , gjobitet dhe i vihet shiriti. Kjo eshte qeverisja e drejte e Edi Rames. Kjo eshte ajo shprehja e fillimit ” ne kemi zyrat , populli ka pushtetin” . Ky lloj demagogu mashtruesi qe prodhon vetem neveri dhe urrejtje.

  2. Kjo pergjigja e kompanise Gulf me duket e njejte me justifikimet e nxenesve te fillores kur i pyet mesuaesja pse nuk jeni pergatitur sot. vetem nje budalla mund ti haje ato.
    Se pari : Kompania Sun Petroleum nuk eshte shqiptare por eshte kompani ” Off shore ” . Perse ja dha te drejten kesaj lloj kompanie per te tregetuar ne Shqiperi karburante duke perdorur emrin e saj kompania Gulf ? Cilat jane kriteret qe duhet te plotesoje nje kompani per te patur te drejten te tregetoje me emrin e kompanise Gulf ?
    Se dyti ; Thote se kompania Gulf j i paska nderprere maredheniet me Sun Petroleum pasi kjo e fundit nuk ja ka paguar tarifen e licensimit. Por kur ka ndodhur kjo ? Pse nuk eshte njoftuar konsumatori shqiptar apo se paku qeveria shqiptare ? Vetem pagimi i tarifes se lincensimit eshte kushti per te perdorur emrin trgetar te Gulf ?
    Se treti : Kjo kompania “prestigjoze ” Gulf, qe tani po na shfaqet para syve si nje kompani pa piken e prestigjit dhe dinjitetit minimal, nje kompani “prestanome” per te perdorur zhargonin e Mafias, nuk ka asnje pergjegjesi e nuk ka ushtruar asnje kontroll se si po e perdorin emrin e saj keto kompanite qe ajo i licenson per te perdorur emrin e saj ? A ka patur ankesa nga konsumatoret, a ka probleme me tatimet, a ka probleme me cilesine karburantit, a ka probleme me seriozitetin ne maredheniet me konsumatorin ? Kjo ne te vertete trgon se edhe kjo kompania “prestigjoze ” (lexo mafioze) i ka aprovuar ne heshtje ose eshte ortake me kete kompanine fantazem Sun Petroleum.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *