• |
ide | kryesore

Aksident në Fier, një i plagosur (FOTO)

Lajme


Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Levan të Fierit, ku një makinë tip Benz është dëmtuar e tëra dhe për pasojë ka mbetur i lënduar rëndë drejtuesi i mjetit. Dyshohet se mjeti ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar duke u përplasur me murin, ndërkohë që dhe një kamion është dëmtuar në pjesën e pasme.

Nga fotot e JOQ.al, makina ka pësuar dëmtime të mëdha, ndërsa raportuesit thonë se në gjendje të rëndë ishte dhe drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar për në spital. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e saj.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *