• |
ide | kryesore

Hajdarmataj reagon pas shkarkimit: Motivacioni nuk është i qartë. Dosja ‘Tahiri’ e vetmja ku unë jam i përfshirë direkt…

Lajme, Të fundit


Kreu i shkarkuar i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cili ishte gjithashtu dhe në krye të hetimeve për dosjen ‘Tahiri-Habilaj’, ka bërë reagimin e parë që pas vendimit të Arta Markut. I pyetur nga BIRN, Hajdarmataj tha se nuk kishte ndonjë informacion më konkret mbi shkaqet e shkarkimit, por theksoi se çështja më e rëndësishme që kishte deri para shkarkimit në duar ishte ajo e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas Hajdarmatajt, shkarkimi nga posti i kreut të prokurorisë nuk sjell automatikisht heqjen e dosjes së Tahirit nga përgjegjësia e tij.

“Motivacioni nuk ishte shumë i qartë por besoj se kishte të bënte me dhënien e një hovi të ri apo impulsi më të madh të punës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ishte një urdhër që më shkarkonte mua nga ana e drejtimit të prokurorisë së Krimeve të Rënda, dhe në zbatim të tij, tani i bie që unë jam një prokuror i thjeshtë në këtë prokurori,” tha Hajdarmataj.

Pyetur se me çfarë mund të lidhet shkarkimi i tij në këtë kohë, Hajdarmataj tha:

“Unë nuk di të them se me çfarë ka lidhje ky shkarkim por mund t’ju them se unë e vetmja dosje që unë jam përfshirë drejtë për së drejti, nga një sërë hetimesh që tashmë janë të hapura nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, është ajo e dosjes ish-ministrit të Brendshëm, Sajmiri Tahiri.

Unë tani jam prokurori i thjeshtë dhe normalisht do të vazhdoj punën time me dosjet për të cilat jam i ngarkuar të hetoj, deri në momentin që mund të ketë ndonjë urdhër tjetër për transferimin apo komandimin tim në ndonjë institucion tjetër,” shtoi ai.


4 Comments

  1. Ngadale ,ngadale edhe avokater nuk do ju lene te punoni ju -markot–e drogaxhiut vetem e vetem te mbrojne -Saje -Qorrin.

  2. AMA
    LALA e kap rriqnen me qerre, ti plako mos fol si miza ne qyp e mos tri tu prit sepaten tjeter po luj vithet bej ankimim
    per ket thyerje ligji ne mes te Reformes Modhe, super skandal & autodemaskues acik,
    firmosur nga nje artamarku
    Qe s’ka tager te firmose,
    e boni,
    le ta mbaje mbi kaptine,
    E rrofte qe e boni
    se doli cipllak
    – cirake e Sharlatanit mafioz edvin aneta rama
    qe I ka ik petlla,
    Miq nji big up te arte per
    Te Perkohshmen (e pavetosur trushkulur artamarku qe s’di nga lidhet gomori jo mo te boj K.Prkr. )!!
    Kjo qe!
    Edvini dul cipllak I dhim nga maja flokut te gishti vogel, poor
    gjermoni nuk merr vesh faaare, tha.
    J’u du shume,
    do kryqezohem per ju,
    jam Bir Zoti, e.r. TV
    Hohoho.

  3. AMA
    LALA e kap rriqnen me qerre, ti plako mos fol si miza ne qyp e mos rri tu prit sepaten tjeter po luj vithet boj ankimim
    per ket thyerje ligji
    ne mes te Reformes Modhe, super skandal & autodemaskues açik,
    firmosur nga nje artamarku
    qe s’ka tager te firmose,
    e boni,
    le ta mbaje mbi kaptine,
    E, rrofte qe e boni
    se doli cipllak
    – cirake e Sharlatanit mafioz edvin aneta rama
    qe I ka ik petlla,
    Miq nji big up te arte per
    Te Perkohshmen (e pavetosur trushkulur artamarku qe s’di nga lidhet gomori jo mo te boj K.Prkr. )!!
    Kjo qe!
    Edvini dul cipllak I dhim nga maja flokut te gishti vogel, poor
    gjermoni nuk merr vesh faaare, tha.
    J’u du shume,
    do kryqezohem per ju,
    jam Bir Zoti, e.r. TV
    Hohoho.

  4. A thu ka mor vesh gjo xhambazadori lu
    me leshrakuqsen e dlire
    qe jep men,
    A xheba?
    Apo Reforma po ecen,
    Bravo Shkiperia me mikun tone te vyeshem
    ( te valixheve), lider botnori!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *