• |
ide | kryesore

Deputeti i Agimit të Artë ‘shpërthen’ kundër shqiptarëve: S’kishin këpucë në këmbë tani bëjnë shqiponjën, thirrje për të bllokuar integrimin në BE

Lajme, Të fundit


Sot është diskutuar në parlamentin grek miratimi i Memorandumit të Bashkëpunimit të dy ministrive të Jashtme për përshpejtësimin e procedurave të integrimit të Shqipërisë në BE- drafti ligjor.

Gjatë diskutimit mori fjalën nga Siriza Jorgos Dizamis, nga Demokracia e Re Savas Anastasiadhis, nga Pasok-Dimar Odhiseas Konstandinopulos, si dhe anëtarë të tjerë nga Partia Komuniste e deputetë të pavarur.

Në seancën e Komisionit të Përhershëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Çështjeve të Jashtme ishte i pranishëm dhe zv/ministri i Jashtëm Jorgos Katrugalos.

Vota pro mori memorandumi i bashkëpunimit nga partitë Siriza, Anel, Potami, nuk u pozicionuan akoma Demokracia e Re, PASOK dhe Bashkimi Qendror e Levendis, ndërsa kundër u shprehën hapur deputetët e ekstremistëve të Agimit të Artë.

Madje deputeti Ilias Kasidiaris nuk ka ngurruar të japë një “show” të vërtetë shpërthimi racist, duke u referuar dhe tek pjeseëmarrja e Eleni Fureira në Eurovizion.

Qëndrimi i ashpër i Kasidiaris ka bërë bujë në median vendase, duke e dënuar haptazi mjaft prej tyre.

Konkretisht, Kasidiaris ka thënë se “e shikoni kush janë shqiptarët? Merrni rastin e Eurovisionit, reklamojmë një këngëtare që nuk thoshte se ishte shqiptare, e të gjithë këta lamashët futbollistë e këngëtarë sapo bëjnë para fillojnë të veshin bluzat e UCK, e të bëjnë simbolet e Shqipërisë së Madhe.

Le të shkojnë aty ku ishin askushi e nuk kishin këpucë në këmbë. Asnjë bisedë për shqiptarët, asnjë negociatë, derisa të ndalojë politika antigreke e qeverisë shqiptare.

Veto greke kërkon Agimi i Artë për të mos vijuar asnjë diskutim me sistemin Rama per integrim në BE”,- përfundoi delirin racist deputeti i Agimit të Artë sot në parlamentin grek.(BW)


5 Comments

  1. Ne c’do shtet ka nga nje –monster–.Si ka mundesi qe ne rajonin e ballkanit jane futur ne politike njerez -aventuriere-psikopate duke e filluar qe nga vendi yne ?.

    1. Ky te pakten eshte me i ndershem se Holandezet. Tregon me te paren qe Grekut duhet qire motren!.
      Holandezi nga and tjeter realizon mision faktmbledhes dhe takon Ramen, Lulin e Meten dhe e vlereson se nuk jemi te gatshem per hapje te negociatave. I pengon hashashi Holandes ne Shqiperi ndersa vet e tregton ka 40 vite.

  2. DY POPUJ MIQ! Apo nuk jemi! Pyet te gjithe pushtetaret, politikanet dhe gazetaret greke dhe do te bindeni qe “Jemi” dy popuj miq!? Ka vend me te poshter ne bote se sa Greqia per rracizem, diskriminim, fyerje dhe cdo gje tjeter e ndotur per njerezimin. Fale disa Mesuesve dhe Mjekeve pjesa Dermuese e Intelektualeve greke jane KAFSHE KALUAR KAFSHES! Toleranca Kristiane Europiane e futen Greqine megjithe MASHTRIMIN e saj ne BE pa i kerkuar ASGJE! As per reforma dhe as per marreveshjet ndaj fqinjeve! Kjo eshte Europa dhe Greqia qe fale Princit Bavarian jeton gjuhen e lashte ku ligji para 200 vitesh behej nga Turq dhe Shqiptare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *