• |
ide | kryesore

E BUJSHME/ Chelsea nis bisedimet me Napolin për të marrë Hysajn

F1, Sport

Mediat britanike kanë publikuar sot detaje nga një negociatë që ka nisur mes klubit londinez të Chelsea dhe Napolit për të marrë mbrojtësin e kombëtares shqiptare Elseid Hysaj. Sipas të njëjtave burime “The Blues” kanë për qëllim të arrijnë një marrëveshje paraprake në mënyrë që gjithçka të konkludohet në hapjen e merkatos në verë.

Mësohet se vetë shqiptari nuk ka kthyer ende një përgjigje për këtë lëvizje të mundshme. Chelsea ka ofruar deri tani 40 milionë euro për ta bërë për vete shqiptarin si dhe një kontratë milionere për vetë Hysajn. Mbetet problem vetëm klauzola që ka ai në kontratën me Napolin ku thuhet se në rast largimi jashtë Italisë, pagesa duhet të jetë 50 milionë euro.


Hysaj kaloi nga Empoli te Napoli në verën e 2015. Ai numëron edhe 37 ndeshje me kombëtaren shqiptare. Chelsea kërkon të investojë në mbrojtje pasi ka nisur kontaktet edhe me PSG për mbrojtësin Layvin Kurzawa. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.