• |
ide | kryesore

Pranga tre vlonjatëve, policia i gjen kanabis, fara dhe fidanë

Lajme, Të fundit


Tre persona u arrestuan në Vlorë dhe një tjetër u shpall në kërkim pasi policia goditi dy raste të kultivimit të bimëve narkotike dhe sekuestroi fara, fidanë, bimë dhe 132 kg kanabis.

Në pranga u vendosën Abedin Jonuzi, Lejli Jonuzi, Artur Aliaj ndërsa në kërkim u shpall shtetasi Xh.J.

NJOFTIMI: 

Në zbatim të plan-masave për kontrollin e territorit me qëllim evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike si dhe të prodhim shitjes së lëndëve narkotike, struktuarat policore të Komisariatit të Policisë Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit :

Abedin Jonuzi, banues në Oshtimë,

Lejli Jonuzi, banuese në Oshtimë,

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Xh.J., banues në Oshtimë.

Në banesën e shtetasve të lartpërmendur policia ka konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

• 2800 fara bime narkotike Cannabis Sativa,
• 167 fidanë-bime narkotike Cannabis Sativa,
• 169 bimë narkotike Cannabis Sativa, si dhe
• 132 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, në gjendje të thatë e të grirë.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Artur Aliaj, banues në Vlorë, (pasi në fshatin Lapardha, në një sipërfaqe toke në pyll kishte kultivuar 55 bimë narkotike Cannabis Sativa).

Policia e Vlorës do të vijojë intesivisht punën dhe kontrollet e vazhdueshme në të gjithë territorin e qarkut Vlorë me qëllim evidentimin dhe goditjen e çdo rasti kultivimi apo prodhim, shitje të narkotikëve.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ”Prodhim, shitja e narkotikëve” dhe ”Kultivimi bimëve narkotike”, të parashikuara nga nenet 283/1 dhe 284/1 të Kodit Penal.


1 Comment

  1. Arrestoini dhe lerini ne burg keto –SARDELET-dhe mbani -Tahiret-me gjithe shpuren e tij jashte hekurave ne arreste shtepie qe jane –PIRANJAT-eketij vendi .Bravo drejtesi e leshit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *