• |
ide | kryesore

“Rama nuk e bleu tokën në Surrel, ia dhuroi vjehrri i një deputeti”

Lajme, Të fundit


Ish-kryeministri Sali Berisha sa herë që i jepet mundësia nuk i kursen sulmet për pasardhësin e tij Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në “News24” Berisha deklaroi se tokën në Surrel Rama nuk e kishte blerë, edhe pse deklaroi se e kishte marrë 2 dollarë për metër katror, por se ia kishte dhuruar vjehrri i një deputeti.
“Çfarë fytyre ka Fatmir Xhafa t’u kërkoi 10 mijë policëve; nëse ke pirë kafe me ndonjë trafikant. Ca fytyre ka Xhafaj tu kërkoi qindra gjyqtarëve kur Rama mori pallatin në pajë?! Ai e ka deklaruar 2 dollarë metri katror. Atë historinë e tokës e di unë. E di madje edhe kush ia ka falur. E ka marrë dhuratë. Por e ka deklaruar se e ka blerë 2 dollarë. Po nuk mund të pranojë 5 mijë metra katorë. Gruaja e tij ka qenë drejtoreshë në administratën time. Tokën nuk e mori Linda. Ai ka bërë gënjeshtra. Toka iu fal Ramës nga vjehrri i një deputetit. Linda e ka marrë përsipër, në mënyrë skandaloze me 2 dollarë”, tha Berisha.


4 Comments

  1. Ne Syrrel ka blere toke e shtepi familja Rreli. Pronari i Foto rreli. Deputeti Andi Bushati eshte dhender te Rrelt. Skam ndigjuar qe Rrelet kane falur shtepi e toke Edi rames

  2. Jo re komunista, po ju keni kumandar legjendar, s’ben ai nga keto zullume, se eshte i pari ne sakrifica dhe i fundit ne pretendime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *