• |
ide | kryesore

Shihni se çfarë sjell stuhia detare në bregdetin e Durrësit

Lajme, Të fundit


Pas stuhisë detare të natës së kaluar, mbetjet kanë mbuluar një pjesë të bregdetit të Durrësit, raporton TCH. Janë kryesisht mbetje që përmes lumenjve Ishëm e Erzen dhe kanaleve të ujërave të larta derdhen në det e deti i kthen në tokë, si rezultat i ndryshimit të drejtimit të erës.

Përveç algave, prurjet e fundit detare përgjatë shëtitores “Taulantia” dhe plazhit të Currilave janë më shumë mbetje plastike, shiringa te përdorura dhe ambalazhe medikamentesh.

Përqendrimi i lartë i banorëve dhe aktiviteteve ekonomike buzë lumenjve dhe Adriatikut ka rritur ndjeshëm edhe ndotjen detare nga plastika.

Sipas ekspertëve, plastikat duan shumë dekada për të degraduar, ndërsa çlirojnë kimikate mjaft të dëmshme duke dëmtuar florën dhe faunën detare, si dhe cilësinë e plazheve tona.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *