• |
ide | kryesore

Paralajmërohet publikimi i videos së përgjimit të Agron Xhafajt

Lajme, Të fundit


Lulzim Basha paralajmëroi në parlament nxjerrjen e videos së përgjimit të Agron Xhafajt, përgjim të cilin Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj e mohuar si fals dhe të montuar. “Sot është dita të dëgjoni përsëri me zë dhe me figurë faktet e pakundërshtueshme se jo vetëm audiopërgjimi është autentik dhe nuk mund ta inspektojë atë vila e Surrelit, por edhe se dëshmitë dhe faktet për rolin e Agron Xhafajt si koka e krimit të organizuar janë të plota dhe të thella. Ajo që keni parë është maja e ajsbergut, edhe ajo që do të shikoni sot është ende mbi ujë. Nuk do të doja ta thoja këtë, por fjalët në gjuhën shqipe këto janë: Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj: “Nuk keni parë asgjë akoma!” u shpreh Basha.

Ndërkohë Partia Demokratike paralajmëroi një konferencë “të jashtëzakonshme” në orën 13:30 nga selia e saj.


3 Comments

  1. Nese eshte e vertete largimi i te gjatit eshte gjeja me e paket qe duhet te ndodhe, ndryshe te iki mistr buzeqeshja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *