• |
ide | kryesore

Prokuroria mori në pyetje Albert Veliajn, para se të dilte dëshmia nga PD

Lajme, Të fundit


Para se Albert Veliaj të bëhej personazh publik nga intervista e publikuar nga selia e PD, ai është identifikuar nga prokuroria. Madje, organi i akuzës e ka thirrur Albert Veliajn dhe e ka marrë në pyetje në lidhje me audio-përgjimin, ku bisedonte me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit.

Lajmi u bë publik nga gazetari Artan Hoxha gjatë emisionit Opinion.

Kujtojmë se para se të dilte intervista e Albert Veliut nga selia e PD-së, ai u prezantua nga opozita si “Dëshmitari X” që kishte kryer audio-përgjimin. Emri i tij u mbajt i fshehtë të paktën publikisht, ndërsa Fatmir dhe Agron Xhafaj e mohuan ekzistencën e bisedës me një person të tillë. Kryeministri Edi Rama e quajti audio-përgjimin të falsifikuar, sipas një analize shkencore të kryer nga një agjensi e huaj, tha kryeministri.

Duket se versioni i qeverisë nuk është besuar nga prokurorët që pasi kanë kryer hetimet dhe kanë gjetur Albert Veliun, ish bashkëpuntor i Agron Xhafajt në shitjen e drogës.

Vetë Albert Veliaj tha se gjysëm ore pasi doli audio-përgjimi miqtë e Agron Xhafaj i kishin thënë të birit se “Babai të është bërë i njohur në Vlorë”, ndërsa një ditë më pas, shefi i Krimeve të Vlorës kishte folur me të birin duke i thënë se “Do të të marrim në ruajtje babain”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *