27 vjeçari që u gjet i pajetë në ambientet e paraburgimit në Korçë ishte arrestuar 2 dit më parë për vjedhje me dhunë. Familjarët e viktimës, baba i dy fëmijëve janë grumbulluar para komisariatit dhe kanë akuzuar policinë për vrasjen e tij.
Sipas tyre tre efektivë policie e dhunuan gjate arrestimit në flagrancë në Pazarin e qytetit. “Kemi folur në telefon dhe na tha që ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Na e vrau djalin policia. Nuk ishte i sëmure. Ishte përdorues heroine. Policia na tha është mirë” kanë thënë familjarët për gazetarët. Në videon më poshtë duken familjarët e Enea Ftoit që qajnë para komisaritit.
https://www.youtube.com/watch?v=h79lOLp621g&feature=youtu.be