• |
ide | kryesore

Flet 13-vjeçarja që u rrëmbye dhe tentuan ta përdhunonin: Më mbyllën gojën, me morën me forcë në krahë

Lajme, Të fundit



E mitura 13-vjeçare e cila u tentua të përdhunohej ka dalë përpara hetuesve dhe në prani të psikologes duke rrëfyer ngjarjen. Ajo tregon se mor forcërisht dhe u tentua të përdhunohej mbrëmjen e të dielës në një fshat të Bashkisë Roskovec. E mitura ka shpjeguar se personat që e kanë kryer aktin e rrëmbimit forcërisht të saj kanë qenë tre, ku mes tyre ajo ka njohur edhe dy bashkëfshatarët Jorges Dosti dhe Marjus Çalalamëni, tashmë të arrestuar së bashku me të riun Redon Tereziu nga fshati Vlosh i Roskovecit.

Do të shkoja të shikoja emisionin humoristik ‘Portokalli’ tek xhaxhai por sapo dola në oborr disa persona më mbyllën gojën, me lidhën dhe me morën me forcë në krahë duke më çuar në shtëpinë që po ndërtohet në anën tjetër të rrugës” – shprehet e mitura.

Edhe e ëma e të miturës ka deklaruar se e ka gjetur të bijën e mitur të lidhur.

Jo vetëm duart, por edhe gojën ja kishin lidhur me litar”, – mësohet të ketë pohuar para hetuesve e ëma e 13-vjeçares.

Ky fakt është konstatuar edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore prej nga është konkluduar se si pasojë e shtrëngimit të litarëve, të miturës i janë shkaktuar dëmtime në këmbë, duar dhe në gojë. Por, fatmirësisht nga mjeko-ligjorët është konstatuar se tre agresorët nuk kanë mundur të kryejnë marrëdhënie seksuale me të miturën.



2 Comments

  1. Si ne kohet prehistorike. Kur mashkullit i fryheshin koqet, i fuste nje kopaçe ne koke femres se pare qe i dilte para dhe shfrynte koqet me te. Kastrimi kimik eshte nje hap serioz dhe i duhur ne keto raste.

    1. Nuk i heq as nje presje komentit tend. Duhet te krasiten e te sterilizohen keto monstra perverse qe sjane ne gjendje te bejne nje femer per vete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *