• |
ide | kryesore

Kryeminsitri Tsipras flet për negociatat Shqipëri-Greqi: Optimist se mund të kemi rezultat pozitiv

Lajme, Të fundit



Në një konferencë shtypi në Sofje gjatë samitit të liderëve të BE dhe Ballkanit perëndimor kryeministri grek Aleksis Tsipras deklaroi se negociatat me Shqipërinë po vazhdojnë dhe i karakterizoi ato tepër të vështira.

Duhet te keni parasysh se me Shqipërinë po zgjidhim çështje nga Lufta e 2 Botërore, kemi ende ne fuqi Ligjin e Luftës, kemi temën e zonave ekonomike qe është shumë e rëndësishme dhe një sere temash te tjera, midis tyre dhe te drejtat e minoritetit grek. Jemi ne rruge te mbare. Jam (nuk do përdor fjalën -i sigurt) por shume optimist qe mund të kemi rezultat pozitiv dhe në këto negociata deri në fund të qershorit.”

Tsipras sqaron gjithashtu se fillimi i negociatave mes Shqipërisë dhe BE nuk do të varen vetëm nga marrëveshja Shqipëri-Greqi dhe pohon se ndryshe nga Greqia ka disa shtete që ende nuk janë të bindur për Shqipërinë.

Nëse Shqipëria merr dritën jeshile për çeljen e negociatave nga BE, është një procedure që nuk varet vetëm nga zgjidhja e mosmarrëveshjeve me Greqinë. Është një çështje e rajonit dhe me gjere, e cila do na mbajë dhe me shumë të angazhuar sa më shumë i afrohemi Samitit të qershorit, por ka disa shtete qe kane vlerësim ndryshe ndaj kësaj”, tha Tsipras.



1 Comment

  1. degjova ket m.t grek se qfare tha,ligji luftes,deti dhe te drejtat e minoritetit grek,pra bushati i lepiu bythen siq i lepijn janatullosit prap.po te drejtat e qamve ku jan.vetem muti rama ben keshtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *