• |
ide | kryesore

VIDEO/ 29-vjeçari arratiset në mënyrë spektakolare nga Gjykata e Vlorës

Kryesore, Lajme



Gati si skenë filmi ka qenë arratisja e pazakontë e një 29-vjeçari ditën e sotme në Gjykatën e Vlorës. Mikel Kasaj, 29-vjeç, i cili u arrestua në vitin 2017 për rrëmbim personi, është arratisur këtë të mërkurë nga salla e katit të dytë të Gjykatës në Vlorë, ku kishte dalë përpara trupës për t’u njohur me dënimin.

Kasaj ka mundur të arratiset në momentin kur po lexohej vendimi kundrejt tij. Duke vënë re shpërqendrimin e policiëve pas tij ai ka hipur sipër tavolinë dhe ka dalë me vrap nga salla ku po zhvillohej seanca gjyqësore. Mësohet se dyert e gjykatës kanë qenë të hapura, çka ka ndihmuar 28-vjeçarin të realizojë planin e tij.

Ky shtetas në momentin e arratisjes ka pas veshur një palë pantallona të zeza dhe një bluzë rozë. I veshur me pantallona të zeza e bluzë rozë, Mikel Kasaj arriti të arratiset sot nga salla e gjykatës së Vlorës, sapo kreu i këtij institucioni, Skënder Haluçi dha vendimin. Ai u dënua me 3.4 vite burg për rrëmbimin e një personi, pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar

Ndërkohë, arratisja nga salla e gjyqit e 28-vjeçarit ka risjellë në vëmendje dhe parametrat e sigurisë në gjykatën e Vlorës. Kryetari i kësaj gjykate, njëkohësisht dhe gjyqtari i çështjes së Kasajt, ku u dha vendimi, Skënder Haluci thotë se i ka kërkuar vazhdimisht KLD-së të merren masa.

E kam kërkuar vazhdimisht dhe e kërkoj me forcë, dje ka qenë hera e fundit që kam marrë në telefon KLD, gjykata jonë është jashtë çdo lloj parametri sigurie, delegohen gjyqtarë në Sarandë, nuk ka asnjë mjet transporti. Dje u kam deklaruar KLD dhe zyrës së administrimit të buxhetit gjyqësor. Nuk mund të shkojnë gjyqtarët me furgonat e linjave pa asnjë lloj sigurie duke pasur në gjykim çështje të rënda penale”, – tha Haluci.

Nga ana tjetër arratisja nga salla e gjyqit e 28-vjeçarit Mikel Kasaj ka ngritur në këmbë blutë e Vlorës. Prej disa orësh, policia ka blinduar qytetin dhe është vënë në ndjekje të tij, për ta kapur. Po ashtu, pas arratisjes spektakolare të 28-vjecarit Mikel Kasa nga Gjykata e Vlorës, Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet për çështjen. Për këtë rast janë shoqëruar edhe tre policët e burgjeve që kanë detyrën e shoqërimit të Mikel Kasës gjatë seances gjyqesore, i cili arriti t’ia mbathë nga gjykata me vrap, pasi dyert ishin të hapura.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=21&v=-GbBKbuEyiE



4 Comments

  1. Kesaj i thone “ME NJE GURË TRE ZOGJ” ….. Xhafo, Gjonja dhe Markeja jon djeg nga nje gur ne Vlorë ….. Shume bukur loja …..

  2. Hajde polici hajde .. hajde drejtësi hajde
    Mediat qene filluan betejën per te mbrojtur Xhafin. Rrin duke kënduar te njejtin refren ; Xhafi nuku ka faj sepse nuku ka filluar vettingu ne pollici .

  3. Sa yll ky cuni. Populli nuk e urren se e di cfare shteti kemi. Madje aq kot eshte si shtet saqe edhe kur i detyron qytetaret e vet te behen hajdut, nuk arrin as me parandalu arratisjen e tyre.

  4. Kur nje qeveri nuk gjen dot minister te brendeshem te pa lidhur direkt a familjarisht me trafikun e droges, eshte normale qe skandale te tilla te ikjes se denuarit nga salla e gjygjit te ndodhin.
    Dhe me tragjikomikja eshte se askush nuk mban pergjegjesi kur kudo gjetke ministri i drejtesise do ish dorhequr menjehere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *