• |
ide | kryesore

Plane për fundjavë? Bëhuni gati për një mot të ‘çmendur’…

Lajme


Moti do t’i favorizojë të gjithë ata që kanë bërë plane këtë fundjavë. Përveç zonave veriore dhe veri-lindore ku pritet të bien sasi të vogla shiu, pjesa tjetër e territorit do të ketë diell. Sipas Meteoalb, shira të lehtë pritet të ketë edhe sot pasdite në jug-lindje. E shtuna mbetet me kthjellime e vranësira të lehta gjatë gjithë ditës, përjashtuar zoat Lindore e cila rrezikohet nga shira të dobët gjatë orëve të pasdites.

Edhe e diela, gjatë paradites vijon kryesisht e kthjellët por pasditja shton gradualisht vranësirat në territor duke sjellë shira të izoluar në ekstremet Veri – Juglindje. Temperaturat e ajrit kanë shënuar një rritje me 2° gjatë mesditës së sotme ku termometri maksimal e ka tejkaluar vlerën 30°C. Dita e shtunë dhe e diela, sjellin rritje të lehtë të vlerave termike gjatë mëngjesit dhe mesditës duke bërë që ekstremalet të luhaten nga 12 deri mbi 32°C.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *