• |
ide | kryesore

Del dokumenti i KE: Shqipëria nuk i plotëson kushtet për hapje negociatash

Lajme, Të fundit


Nje dokument ende jo zyrtar qe po qarkullon se fundmi ne zyrat e Komisionit Europian ne Bruksel nuk i jep aspak shprese Shqipërisë për hapjen e negociatave ne fund te Qershorit.
Makfax, agjencia maqedonase e lajmeve, nga burimet në Bruksel ka zbuluar dokumentin, në të cilën disa vende të BE-së kanë vendosur një bllok në fillim të negociatave të pranimit të Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Shënimet në dokument, me përjashtim të Maqedonisë, vlejnë edhe për Shqipërinë.

Sipas Makfax prapa dokumentit negativ, nuk janë të gjitha shtetet anëtare të BE dhe dokumenti qarkullon midis atyre që janë kundër fillimit të negociatave në qershor.

Edhe pse komisioneri i BE Johannes Hahn theksoi qershorin si datë fillimi për negociatat, dokumenti thekson se fillimi i negociatave është i mundur vetëm pranverën e ardhshme. /Panorama/


5 Comments

  1. Me morrat e kuq ne krye te shtetit vetem ne halet shkohet ,po edhe atje nuk shkon dot se te dalin perpara krimbat e halese.

  2. Kjo foto e artikullit me edvinin qe i javene krahet mbi supe kesaj femnes seç merr nje interpretim içik sikur ai kerkon ………

  3. ahahah .. FAKE NEWS…

    Kane nxjerre nje faqe A4 te printuar aty the lexues-komentues si puna e _arit kalojne ne delir. ahah

    Ky eshte lajm tamam per _arin.

  4. me e forta eshte se genjen MAKFAXIi qe eshte simotra e Lapsit dhe Lapsi i referohet asaj.. Genjen Lapsi dhe MAKFAKSi i referohet Lapsit.
    Dhe ne fund ben nje emisjon Fevziu me keto thashetheme dhe behet fakt i kryer .. se thashethemeve ju ka dale era rruges …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *