• |
ide | kryesore

Fabrizio Corona: Po mundohem ta rifitoj Belen Rodriguez

Paparazzi, Slider


Pas dy vitesh që nuk dilte në televizion, Fabrizio Corona është rikthyer sërish dhe ka dhënë një intervistë të gjatë për emisionin “Verissimo”. Ai ka folur për periudhën e vështirë që ka kaluar në burg dhe për jetën e tij private. Para disa javësh, ai u fotografua duke hyrë në një hotel me ish-in e tij, Belen Rodriguez, por të dy u shprehën se nuk ekziston një lidhje dashurie mes tyre, por një raport shumë i mirë miqësor.Corona është shprehur për “Verissimo” se nuk mund t`i harrojë sakrificat që e dashura e tij aktuale, Silvia Provvedi, ka bërë për të: “Ndjenja për Silvia-n është diçka që nuk e kam ndjerë kurrë dhe nuk di ta përshkruaj. E kam takuar në një periudhë shumë të vështirë. Ajo që Silvia ka bërë për mua është e papërshkrueshme. I besova gjithçka që kisha: shtëpinë, paratë, avokatët. Ajo ka bërë që në burg mos të më mungonte asgjë dhe më ka shkruar 4 letra në javë. E gjithë bota nuk ekzistonte më, kisha vetëm atë. Kur kam dalë nga burgu nuk isha mirë, isha si i çmendur. Jam akoma i dashuruar me të, por e kam zhgënjyer, pasi priste shumë nga unë. Po mundohem ta rifitoj.

 

Por Fabrizo ka folur edhe për historitë e së shkuarës: “Historia me Belen është më e rëndësishmja e jetës time, më shumë se martesa e mëparshme. E kam takuar para pak kohësh dhe m`u duk më e pjekur, tani i kemi ndërprerë kontaktet, por na lidh një ndjenjë e veçantë miqësie.

Ai ka shtuar se dashuria me Belen ishte rrezik dhe çmenduri, kurse me Silvia-n është një lidhje e pjekur, me këmbë në tokë dhe po bën çdo gjë për ta rifituar.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *