• |
ide | kryesore

Fier, 35-vjeçarja i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt

Lajme


Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Fierit, ku një grua 35 vjeçare ka vendosur t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ndërtesa ku banonte. 35- vjeçarja me inicialet E.S, banuese në Patos është hedhur nga kati i katërt i pallatit të saj. Gruaja është sjellë në urgjencën e spitalit nga familjarët në gjëndje të rëndë shëndetësore. Aktualisht ajo është nën kujdesin e mjekëve, në sallën e kirurgjisë.

Informacion paraprak

Në datën 28.05.2018, rreth orës 16:25, në Urgjencën e Spitalit Fier ështe sjellë nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasja E.S, 35 vjeçe, banuese në Patos. Dyshohet se shtetasja E.S është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banon. Shtetasja e mësipërme ndodhet në sallën e kirurgjisë, nën kujdesin e personelit mjekësor. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *