• |
ide | kryesore

Georgina Rodriguez dedikim Ronaldos pas triumfit në Kiev

Paparazzi, Slider


Pas fitores së Champions League, Cristiano Ronaldo u shpreh se ishte një ëndërr për të, pasi numëronte 5 fitore. Ronaldo nuk ka bërë krenarë vetëm skuadrën dhe tifozat e tij, por edhe partneren, Georgina. Ajo ka postuar një foto në Instagram dhe ka shkruar një dedikim të ndjerë për Cristiano-n.“Kampioni ynë! E meriton, na lumturove të gjithëve! Ishim shumë në ankth, por tashmë e kemi kupën. Me sigurinë tënde dhe punën e përditshme ia arrite. Sepse edhe pasi vjen i lodhur nga stërvitja, ëndrra dhe pasioni të shtyjnë të vazhdosh të punosh shumë edhe në shtëpi. Asnjëherë nuk të duket mjaftueshëm, nuk kënaqesh lehtë dhe kjo është ajo që të bën ky që je. Je një shembull për gjithë botën. Të duam”, -ka shkruar partnerja e tij.Georgina ka qenë e pransihme në stadium për të mbështetur të dashurin e zemrës, e shoqëruar edhe nga mikeshat e saj.

 

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *