• |
ide | kryesore

Hugh Grant martohet në moshën 57-vjeçare për hir të fëmijëve

Paparazzi, Slider


Gjashtë ditë pas dasmës së princit Harry, një tjetër beqar i njohur britanik i tha “lamtumirë” beqarisë. Aktori Hugh Grant celebroi në bashkinë e Londrës martesën me producenten televizive suedeze Anna Eberstein.

Hugh e Anna bënë premtimet martesore në një ceremoni intime, me pak të afërm e miq. Aktori shkoi në bashki me autobus, me një kostum elegant blu të errët, ndërsa bashkëshortja nuk preferoi ndonjë fustan të bardhë, por u paraqit me një këmishë normale bojë qielli dhe një fund të shkurtër të bardhë.

Asgjë tradicionale për çiftin. Anna vuri një rreth të artë normal martese, ndërsa Hugh preferoi një të madhe, me ar të bardhë dhe me tre gurë me ngjyrë të kuqe. Disa e krahasuan me skenën në një prej filmat e tij më të njohur, “Katër martesa dhe një funeral”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *