• |
ide | kryesore

Punonjëset e helmuara në Durrës nën vëzhgimin e mjekëve në QSUT

Lajme, Të fundit


Punonjëset e helmuara në fasonerinë e Durrësit kanë ardhur natën e kaluar në Qendrën spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ato janë shtruar në pavionin e urgjencës së QSUT për të marrë ndihmën mjekësore.

Punonjëset kanë mbërritur në spital pas kontrolleve të para të bërë në spitalin e Durrësit.

Janë kryer të gjitha analizat e tyre, prej nga njoftohet se nuk kanë asnjë rrezik për jetën. Aktualisht punonjëset vazhdojnë të qendrojnë në QSUT edhe pas kontrollit dhe nuk pranojnë të largohen nga spitalit. Trajtimi i tyre vijon edhe me serume, por edhe psikologë për t’iu qëndruar pranë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *